Zbardhet vrasja ne Korce. Policia 30-vjecarin e vrau e motra bashke me burrin

Sipas policise te arrestuarit gjate marrjes ne pyetje kane pranuar autoresine e krimit dhe kane shpjeguar se motivet e tij lidhen me nje konflikt pronesie
Policia e Korces ka arritur ne perfundimin se 30-vjecari i ekzekutuar me 5 janar ne qytetin e Korces eshte vrare nga e motra dhe i kunati. Vetem 12 dite mbas ekzekutimit te Marsel Grabockes policia e Korces ka mundur qe te zbardhe ngjarjen e rende duke prangosur edhe autoret e saj. Burime zyrtare nga policia e Korces bejne te ditur se e motra e viktimes Vasilika 34 vjece dhe bashkeshorti i saj Niko Tanco 40 vjec rezultojne te jene autoret e dyshuar te vrasjes se Grabockes. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje zone shume te populluar pikerisht ne lagjen nr. 13 ne vendin e quajtur Trekendeshi nga banoret e ketij qyteti. Policia sqaron se mbremjen kur ndodhi ngjarja kunati i viktimes Niko Tanco ka hyre ne banesen e Marsel Grabockes duke e qelluar ate me pistolete duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ndersa motra e viktimes Vasilika Tanco ishte ajo qe e ka ndihmuar bashkeshortin e saj ne kete vrasje madje e largoi edhe nga vendi i ngjarjes. Fillimisht cifti i akuzuar per vrasjen eshte perpjekur qe ti hedhe dyshimet e policise tek disa borxhe qe viktima kishte krijuar. Po sipas te njejtave burime ka rezultuar se motivi i kesaj vrasjeje ka qene pronesia e perbashket e nje biznesi qe Vasilika Tanco ka pasur me vellain e saj Marsel Grabocka. Ne cilesine e proves materiale per kete ngjarje te rende eshte sekuestruar arma e krimit pistolete e tipit TT.
Hetimi
Hetimet e para kane qene te veshtira per policine pasi te dhenat qe ata dispononin ishin te pakta. Por nga ana e forcave te policise Korce ne lidhje me kete ngjarje behet e ditur se ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korce jane perdorur te gjitha metodat speciale te hetimit ku si rezultat i kesaj pune u be e mundur zbardhja e plote e kesaj ngjarjeje. Per vrasjen e ndodhur mbremjen e 5 janarit ne Korce ne nje zone mjaft te populluar pikerisht ne lagjen 13 ne vendin e quajtur Trekendeshi nga policia mesohet se arrestuar edhe te dyshuarit e kesaj ngjarjeje. Fillimisht policia e shtyre edhe nga cifti Tanco i ka hedhur dyshimet e saj ne pisten e ndonje borxhi te pakthyer pasi 37-vjecari frekuentonte shpesh lojerat e fatit. Per kete arsye sipas burimeve zyrtare nga policia blute e Korces kane shoqeruar 20 persona per hetime ne lidhje me vrasjen e tregtarit Marsel Grabocka 37 vjec i cili u qellua me arme zjarri prane baneses se tij. Por pas marrjes ne pyetje te dy te akuzuarve policia pafilluar qe te dyshoje. Nga policia e Korces u krye edhe nje kontroll ne ambientet e biznesit dhe ne shtepine e ciftit Tanco. Gjate ketij kontrolli eshte gjetur edhe arma e krimit nje pistolete TT e prodhimit kinez. Pas disa ditesh nga ekzekutimi i 30-vjecarit Marsel Grabocka policia e Korces ka prangosur edhe autoret e kesaj ngjarjeje te rende. Motra e viktimes Vasilika dhe bashkeshorti i saj Niko Tanco rezultojne te jene autoret e vrasjes te Marsel Grabockes. Policia sqaron se mbremjen kur ndodhi ngjarja kunati i viktimes Niko Tanco ka hyre ne banesen e Marsel Grabockes duke e qelluar ate me pistolete dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ndersa motra e viktimes Vasilika Tanco ishte ajo qe e ka ndihmuar bashkeshortin e saj ne kete vrasje madje e largoi edhe nga vendi i ngjarjes. Gjate marrjes ne pyetje te te arrestuarve ata kane pranuar autoresine e krimit dhe kane shpjeguar se motivet e tij lidhen me nje konflikt pronesie qe ka lindur mes tyre dhe viktimes. Mbi ciftin e arrestuar rendon akuza e vrasjes me paramendim e kryer ne bashkepunim dhe arme mbajtje pa leje.