E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhja e fatit të pagjeturve, prioriteti kryesor

Zbardhja e fatit të të pagjeturve në Kosovë mbetet një detyrë vendimtare, të cilën EULEX-i e konsideron si prioritetin më të madh, thotë shefi i shefit të EULEX-it Yves de Kermabon, me rastin e shënimit të Ditës së të Pagjeturve në Kosovës.

Kermabon thotë se shqyrtimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut të bëra në të kaluarën, është një nga shumë sfidat, me të cilat përballet sot Kosova.

“Nismat e ndërmarra për të kundërshtar mosndëshkimin dhe për të promovuar sundimin e ligjit, duke i hetuar shkeljet e bëra në të kaluarën, janë një faktor shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi drejtësie i cili bën avancimin e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kthen besimin e shoqërisë, e lufton mosndëshkimin dhe e fuqizon cilësinë e shoqërisë civile. Në këtë aspekt, EULEX-i, njësia për hetimin e krimeve të luftës (WCIU) brenda EULEX-it dhe zyra për persona të pagjetur dhe mjekësi ligjore (OMPF) në partneritet, kanë zbatuar një qasje koherente, e cila e adreson të kaluarën e afërt të Kosovës nëpërmjet kërkimit të të pagjeturve dhe hetimeve mjeko-ligjore dhe penale të shkeljeve të rënda të kryera në të kaluarën”, thotë Kermabon, transmeton Kosovapress.

Sipas tij, EULEX-i është i vetëdijshëm për faktin se për shumë familje me të afërm të pagjetur, adresimi i të kaluarës do të thotë adresim i të tashmes.

“EULEX-i, në këtë ditë, i kujton familjet dhe të afërmit e tyre të pagjetur dhe thekson zotimin e vet për ta vazhduar ndihmën ndaj autoriteteve Kosovare në angazhimet e tyre për të sjellë përgjigje, rezultate dhe sqarime historike rreth çështjes së dhimbshme të të pagjeturve”, thekson Kermabon.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›