Mund të ketë shkarkime të reja të ministrave

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Faith, gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan në Kosovë, ka lënë të hapur mundësinë që të ketë ndërrime të reja të ministrave në Qeverinë e Kosovës.
Faith nuk përmendi emra, por, tha se së shpejti mund të priten zhvillime në këtë drejtim.
“Jeni të durueshëm dhe to shihni, do të ketë zhvillime në këtë drejtim”, tha Faith, para studentëve, raporton RTK.
Gjatë ligjëratës me temën “E ardhmja e Kosovës ju përket juve” në Universitetin Amerikan në Kosovë, shefi i ICO-së tha sot se fokusi kryesor për institucionet e Kosovës duhet të jetë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.
Sipas tij, Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe Unioni Evropian do të vazhdojë të përkrahë politikisht dhe ekonomikisht Kosovën.
Ndërkaq, rreth mundësisë së arrestimeve për raste të ndryshme të korrupsionit të nivelit të lartë, Pieter Faith tha se EULEX dhe organet e drejtësisë së Kosovës po e bëjnë punën e tyre dhe rezultatet nuk priten brenda natës.
Faith rikujtoi se kryeministri Thaçi ka garantuar se lufta ndaj këtyre dukurive negative do të jetë e suksesshme.