Selimi urdhëron hetime për veprimet policore

(E plotësuar) Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka urdhëruar që të bëhet një analize dhe vlerësim i gjithanshëm lidhur me situatën e krijuar, dje, kur pjesëtarët e policisë speciale ndërhyn për të arrestuar liderin e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Gjatë ndërhyrjes, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të aktivistit për të drejtat e njeriut, Ali Aliu, në lagjen Arbëria, janë lënduar të paktën dhjetë persona.
Sipas një komunikate të lëshuar sot pasdite nga policia, Selimi ka kërkuar hetime “për të konstatuar nëse veprimet policore kanë qenë në pajtim me instruksionet e dhëna që arrestimi i personit të kërkuar nga Gjykata të bëhet në rrethana dhe kushte të sigurta për qytetarët, për policët, por edhe për vete personin e kërkuar”.
Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës siguron të gjithë qytetaret se është në shërbimin e tyre, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike si dhe për të zbatuar me përpikëri ligjet në fuqi.
Policia në kërkim të Kurtit
Policia kosovare thotë se është në përpjekje për arrestimin e kreut të lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i cili akuzohet për dhunën e shkaktuar në demonstratat e vitit 2007 ku pati dy viktima.
Pas dështimit të policisë, të hënën, për të arrestuar Albin Kurtin, ka reaguar Këshilli kundër Procesit Gjyqësor ndaj tij.
Në një komunikatë të këtij këshilli thuhet se intervenimi i policisë, pas ceremonisë së varrimit të një veprimtari të njohur për të drejtat e njeriut, ishte, sikundër thuhet, krejtësisht i dështuar në aspektin profesional, i pamenduar për aspektin politik dhe në kundërshtim me traditën dhe moralin e popullit shqiptar.
Sipas këtij organizmi, situata e krijuar rreth procesit gjyqësor e ka vënë tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë në një situatë absurde.
"Kjo po ndodh për shkak se ky proces ka premisa politike", vlerëson Këshilli kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit.
Seanca e radhës kundër kreut të Vetëvendosjes është caktuar për të mërkurën, mirëpo njëri nga drejtuesit e kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, i tha BBC-së se Albin Kurti nuk do të paraqitet kurrë në gjykatën që drejtohet nga Eulex-i.
Gjatë përpjekjeve të policisë për arrestimin e Kurtit janë lënduar të paktën dhjetë persona, në mesin edhe tre policë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë BBC-së se policia vazhdon përpjekjet për arrestimin e tij dhe se aktivistët e lëvizjes Vetëvendosja gjatë përleshjes me policinë, të hënën, kanë bërë shkelje të rënda, duke e penguar atë që të kryejë detyrën zyrtare.