Vodhën lavatriçen, arrestohen dy vëllezërit

Durrës, 27 prill, NOA Hajdutët nuk janë të interesuar vetëm për paratë, por edhe për sende që pak kush mendon se mund të nxirren lehtë nga shtëpia. Dy vëllezërit Ardian e Dritan Uka kanë bërë një nga vjedhjet jo të zakonta në fshatin Shënavlash të Durrësit duke marrë prej banesës së një shtetaseje vetëm lavatriçen.
Ngjarja konfirmohet nga policia e Durrësit dhe vjedhja ka ndodhur në datën 20 prill, Ndërkohë që prej shtatë ditësh dy vëllezërit janë shpallur në kërkim dhe vetëm ditën e sotme është bërë i ,mundur ndalimi i tyre.
Dy vëllezërit Ardian Uka, 32 vjeç dhe Dritan Uka, 25 vjeç kanë lindur në Punë dhe prej kohësh banonin në lagjen Nr.14 në Durrës.
m.xh/NOA