E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogoti: Ne pranvere rriten vetevrasjet Ledi Koraqi

Fenomeni i vetevrasjeve, eshte kthyer ne nje problem serioz per shoqerine. Shifrat jane alarmante, ku cdo dite shenohen raste te vetevrasjeve me mjete dhe forma te ndryshme, apo edhe tentativa me qellim ndarjen nga jeta. Ne shumicen e rasteve, shkaqet gjenden tek gjendja e rende mendore e viktimes ne shkallen e depresionit nervor. Ndersa per kategorizim moshash nuk mund te flitet, pasi eshte nje fenomen qe nga statistikat, duket se nuk kursen si femijet e mitur nga 10-16 vjec, adoleshentet, personat ne moshe madhore, por edhe moshen e trete. Psikologu, Prof.Dr, Edmond Dragoti, ne nje interviste per "KJ", shpjegon shkaqet qe shtyjne nje person te marr nje vendim fatal per jeten e tij, stinen ne te cilen ka nje rigjallerim te fenomenit, por edhe menyrat per parandalimin e tij.
Si shpjegohet nga psikologet nje shtim i dukshem i rasteve te vetevrasjeve sidomos keto ditet e fundit?
Faktoret mund te jene te pergjithshem, por ka edhe faktore te vecante. Faktoret e pergjithshem do te ishin kryesisht problemet ekonomike qe kalon vendi, qe shoqerohet me papunesi te theksuar. Pamundesia per te perballuar nevojat ne rritje te familjes dhe njekohesisht mungesa e perspektives qe i heq shpresen njerezve. Faktore te tjere jane edhe nje lloj ndryshimi qe sjell stina e pranveres tek njerezit.
Pikerisht, ketu a ka lidhje stina ne rritjen e rasteve?
Natyrisht qe ka lidhje. Stina eshte e pranishme ne kuptimin qe organizimi i njeriut si shume qenie te gjalla mbi toke, funksionon mbi bazen e disa cikleve kohore, cikle fizike, intelektuale, etj. Dhe ne baze te tyre jane dhe ciklet stinore, qe shoqerohen me gjendje disi pasive ne periudhen e vjeshtes dhe te dimrit dhe me nje gjendje teper aktive ne periudhen e pranveres. Ky aktivitet ne rritje i organizmit, sjell ndryshime te menjehershme dhe ne aspektin fiziologjik dhe cregullon ekuilibre emocionale ne individe te caktuar. Individet qe kane nje ekuiliber me te dobet dhe me ta pasigurte emocional, jane me te prirur preken me shume dhe natyrisht reagojne ne forma te pakontrolluara, sic eshte vetevrasja.
Nga rastet e evidentuara, kemi pare qe viktima te ketij fenomeni kane qene te mitur, adoleshente, po keshtu dhe te rritur. A ka nje kategori personash qe jane me te prekur nga ky fenomen?
Ne aspektin e kategorizimit te moshave ka nje diferencim qe vihet re me qarte ne vende te stabilizuara ekonomike dhe me nje zhvillim te dukshem ekonomiko-sociale, sic jane vendet perendimore. Ne pergjithesi vetevrasja si fenomen, eshte me e pranishme tek moshat e vjetra dhe tek burrat. Ndersa ne vendin tone, ka tregues te tjere, te ndryshem nga keto vende. Duket se vendi yne nuk eshte i zhvilluar dhe ky faktor i ben vunerabel, te rrezikuar, te gjitha moshat dhe te gjitha shtresat. Tek ne, ne ndryshim nga vendet e tjera, vetevrasja eshte e pranishme edhe ne moshat e reja, jo vetem ne te vjetrat, madje tek ne eshte kryesisht ne te rejat dhe shume rralle ne te vjetrat. Po ashtu tek ne eshte e pranishme edhe tek grate, qe ne vendet e tjera rralle ndeshet.
Si shpjegohet kjo?
Kjo shpjegohet me mungesen e zhvillimit shoqeror dhe ekonomik te vendit, me faktin qe mungojne perspektivat e qarta per punesimin, per te ardhmen, per profesionin, familjen dhe me faktin tjeter, qe ne jemi nje vend ne tranzicion, ku nuk jane stabilizuar akoma kultura e familjes, kultura e shoqerise etj, dhe zhvillimi eshte gjithmone i papritur. Ne kete rast kjo i ben te gjitha shtresat te rrezikuara ndaj stresit, depresionit, te cilat cojne drejt vetevrasjes.
Cila eshte arsyeja qe ky fenomen prek edhe te miturit?
Te miturit duke qene jashte kontrollit te familjes, ne shumicen e rasteve, ata nuk gjejne alternativa te tjera, duke u shtyre ne vetevrasje. Ne te vertete ka te beje shume pjekuria shoqerore dhe mosha e adoleshences, apo mosha feminore eshte e papjekur nga ana sociale. Papjekuria shoqerore ndikon drejtperdrejt ne aftesine ose paaftesine e kontrollit te emocioneve. Por vetevrasja nuk shkaktohet vetem nga cekuilibri emocional. Per te kryer nje vetevrasje, kerkohet edhe nje aftesi per te marre vendime. Arritja ne vetevrasje nuk eshte momentale, eshte kryesisht e pergatitur dhe aftesia per te marre vendime eshte kryesisht tek njerezit me probleme te medha, ku familja kalon probleme te medha dhe jane rritur ne situata stresante.
A ka ndonje forme per parandalimin e ketij fenomeni?
Natyrisht kjo eshte nje krize e shoqerise nga njera ane, qe eshte e pastabilizuar dhe ne aspektin kulturor, eshte edhe krize e familjes. Keto te dyja jane faktoret kryesore qe mund te pengojne vetevrasjen, familja dhe kultura shoqerore. Zhvillimi i shoqerise eshte nje zhvillim qe nuk e kontrollon dot se ka te beje me ekonomine, me vendin, me punesimin. Ndersa per sa i takon familjes, kjo ka te beje me faktin qe familja shqiptare aktualisht eshte ne krize, ne kuptimin qe nuk ka nje raport, nje lidhje, nje vemendje, nje komunikim te shpeshte prind-femije, ose mes anetareve te tjere te familjes. Nje carje e tille e familjes, sjell edhe faktin qe femijet ndihen shpesh te vetmuar dhe pa perkrahjen e prinderve. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore. Duke mos patur nje alternative mbeshtetese tek prinderit, keta femije te vegjel, detyrohen te vrasin veten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›