Zbardhni vrasjen e tregtarit
Titullari i ministrise zhvilloi nje takim me drejtues te policise se ketij qarku nga ku mesohet se ka folur me tone te ashpra. Sipas burimeve Peka ka kerkuar riorganizim te strukturave me qellim identifikimin e me pas arrestimin e autoreve te ketyre ngjarjeve. Policia te punoje dhe te zbuloje autoret dhe motivin e vrasjes se 37-vjecarit Marsel Grabocka. Keshtu mesohet te jete shprehur zevendesministri Peka ne takimin e organizuar me kreret e policise se Korces por edhe te Pogradecit e Devollit. Edhe ne keto dy rrethe jane shenuar ngjarje te renda nder te cilat zhdukja e vrasja e nje taksisti ngjarje e cila u zbulua nga policia e Elbasanit. Ndersa ne Pogradec jane shenuar ngjarje te tjera kriminale te pazbardhura kryesisht grabitje me arme e me maska. Te parandalohen krimet e renda qe jane regjistruar kohet e fundit si grabitjet me maska apo edhe vrasjet nepermjet sherbimeve te perforcuara te uniformave blu theksoi Peka ne takim me vartesit e tij te qarkut te Korces. Ardhja e tij ne Korce sipas te dhenave synonte per te vene ne levizje strukturat e policise per me shume efikasitet ne luften ndaj krimit. Ne takim me drejtuesit e policise rajonale eshte sjelle si shembull vrasja e 37-vjecarit Grabocka si nje krim per te cilin ende nuk eshte zbardhur as motivi dhe as autoret. Per dy dite me radhe pas kesaj ngjarjeje policia kreu dhjetera shoqerime madje ne diten e trete pas kesaj ngjarjeje kontrollet u ushtruan edhe ne pranine e forcave speciale por ende asnje rezultat nuk eshte arritur. Rastet e grabitjes me dhune dhe me maska si ato te ndodhura ne fshatin Zicisht te rrethit te Devollit ku nje biznesmen u kercenua me jete per shkak te konkurrences apo vjedhja me dhune e nje lokali bizhuterish ne qytetin e Pogradecit jane evidentuar si nje arritje e policise se Korces per zbulimin e autoreve. Por nga ana e zv.ministrit Peka eshte kerkuar qe policia rajonale nepermjet strukturave te saj dhe sherbimeve operacionale te parandaloje rastet e ketyre ngjarjeve te renda. Gjithashtu ai i kerkoi policise te jete e kujdesshme ne rastet e shoqerimeve te ketyre diteve te fundit ku ne te gjithe vendin po verifikohen te rinj me qellim kapjen e personave ne kerkim.
Vrasja
Marsel Grabocka u ekzekutua pak dite me pare ne banesen e tij ne qytetin e Korces. Persona ende te paidentifikuar arriten te futeshin ne banesen e 37-vjecarit ne momentin kur prinderit e viktimes kishin dale per nje vizite pas festave te fundvitit. Sipas policise 37-vjecari ishte vrare me 6 plumba. Grabocka njihej si biznesmen ne Korce. Ai ishte pronar i nje punishteje ne te cilen importonte dhe me pas perpunonte lenden e pare te salcave qe perdoren ne fast-food.
KORE/ GEZIM ASHIMI