Fushata per 8 Maji 63 incidente dhe 11 ne pranga
Policia e Shtetit garantoi gjithë angazhimin e strukturave të saj për zgjedhjet e 8 majit. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku, tha se janë marrë të gjitha masat për të pasur garantimin e rendit, në vend dhe në të gjitha ambientet ku do të zhvillohet procesi i votimit.
”Policia e shtetit ne permbushje te misionit te saj ka marre te gjitha masat organizative dhe operacionale per sigurimin e rendit dhe qetesise publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për ushtrimin e së drejtës së votës nga të gjithë votuesit” tha Rrumbullaku.
Nga ana tjetër, Rrumbullaku bëri dhe një raport për incidentet e fushatës dhe masat që janë marrë nga forcat e rendit. Ai u shpreh se janë regjistruar; “63 incidente te cilat kane qene te lidhura me fushaten zgjedhore”.
“Gjate periudhes zgjedhore jane evidentuar 63 incidente te lidhura direkt apo indirekt me procesin zgjedhor. Nga këto 3 janë evidentuar para fillimit të fushatës zgjedhore dhe 60 gjatë fushatës zgjedhore të cilat janë referuar pranë organeve të prokurorisë. Janë zbardhur nga incidentet e ndodhura 44, ndërkohë vazhdon puna për zbardhjen e 19 ngjarjeve nga të cilat tre kanë të bëjnë me vendosjen e lëndëve plasëse, një plagosje e lehtë, një djegie e mjetit dhe të tjerat kanë të bëjnë me dëmtime të flamujve të subjekteve pjesmarrëve në zgjedhje, posterave të kandidatëve dhe banderola” tha Rrumbullaku.
Lidhur me incidentet Rrumbullaku tha se janë ndaluar 11 persona ndersa siguroi se policia ka dhe nje plan te detajuar masash per zonat e nxehta.
Julian Kasapi