Zbehja dhe pragdështimi i 5 majit
Tashmë festat komuniste të majit janë squllur, pavarësisht frymës së sotme, me të cilën dikur ithtarët e monizmit frynin bushiqët e festave dhe pozonin nëpër tribuna, deri edhe në krah të Enverit, Nexhmijes dhe Ramizit, sikundër Fatmir Xhafa, etj..
Pas Letrës së Hapur nr. 2 dhe ultimatumit prej 48 orësh të Metës ndaj Ramës, vështirë se sot, me rastin e 5 majit, këta të dy të mund të shihen bashkë duke mbajtur kurorat për t’i vendosur në piacalen nën këmbët e Monumentit “Nëna Shqipëri”, duke imituar byroistët e komitetcentralistët me në krye Enverin, dhe leshrat e tij që i merrte era e majit, sikurse u fiksua edhe tek draperia e flokëve të partizanëve të monumentit, krrerë nga Kristaq Rama dhe të tjerë “Artistë të Popullit Komunist”.
Mendoj se 5 maji sivjet nuk do të jetë i squllur vetëm për shkakun se Ramizedvin Rama me Metën janë prishur dhe i lëshojnë habere njëri-tjetrit në distancë, me letra të hapura dhe konferenca shtypi e mitingje, ngase për këtë do të na mjaftonin Moz Ruçi, Noke Gjinushi, Vali Lecka e Arta Dade, Mimi Kodheli e Ajola Xoxa, Erion Velija dhe Remzi Lani, Tan Lame dhe Ed Shalësi, Zyhdi Kroi dhe Mehdi Pogaçe, etj..
Madje do të na vijë në ndihmë, për të plotësuar dekorin e “vazhdimësisë së brezave”, edhe shokët luftëtarë veteranë të luftës inekzistente si Adnan Qatipi e Sali Verdha, tok me yllkuqa e shallkuqa të tjerë teknefesë, që sot bëjnë trimin, teksa dje çanin ferrën kur Ledereri nazist, bashkë me qenin e tij të racës Doberman, hipte në veturën e zbuluar dhe bënte xhiro nëpër Tiranë, pa u trembur nga ferracakët që vrisnin me bomba tek kazermat e Ali Rizait, roje Finance dhe xhandarë adoleshentë, në “emër të popullit...”.
Tashmë proletarët e kohës së qepës i lanë thatë kuqot tanë më 1 majin e këtij viti, dhe në shesh mbetën vetëm do sindikalistë me kapella e proteza, si dhe do veteranë të punësuar si roje parkingjesh të veturave të bijve, që nuk i lënë ta hanë pensionin pa punuar dhe kontribuar për kapitalizmin që ata po ndërtojnë.
Por problemi më i madh mbetet data e kuqove në Moskë, i ashtuquajturi “Triumfi antifashist i 9 majit” në Sheshin e Kuq të Moskës, ku për shkak se presidenti ynë i ri nuk ka qenë kurrë korrier partizan, as komunist, dhe madje as që di ndonjë fjalë rusisht, veteranët komunistë shqiptarë nuk kanë me kë t’ia çojnë mesazhet e solidaritetit shefit të KGB, Putinit, që po shtyn ditët e fundit derisa të bëhet zëvendës-shef, si kryeministër i Rusisë, këtij atdheu të kuqove të mbarë botës dhe të veteranëve “antifashistë”.
Por ka gjasë që detyrën e dërgimit të mesazhit të solidaritetit, ta kryejë spiuni i vjetër moskovit, gjysmagjeli ish diktator i fundit i Shqipërisë, që Moskën e ka si shtëpinë e vet, e ku çdo vit shkon në vizitë dhe pritet në aeroport e shoqërohet me eskortë qeveritare, si ish agjent i shquar sovjetik, plot merita, natyrisht jo në shërbim të Shqipërisë.
Me këtë rast ky qafir nga Vuthaj, do të takojë edhe shef Gorbaçovin, i cili në emisionin “Porta a Porta” i deklaroi para do vitesh moderatorit Bruno Vespa, se “Rrokadën e pushtetit në të gjithë Lindjen komuniste e bëmë vetëm atëherë kur i kishim siguruar të gjitha: edhe pushtetin ekonomik; edhe pushtetin politik, nëpërmjet partive që krijuam me urdhër nga lart dhe vullnet antikomunist nga poshtë...”.
Prandaj po squllet maji i komunistëve qemalstafistë shqiptarë, po squllet vetëm e vetëm për të mos u bërë hije dhe karshillëk festave moskovite të majit, bash në prag të dorëzimit të detyrës presidenciale nga shefi këgëbëist, gjë që i ka trembur e trazuar kuqot tanë, pavarësisht sigurimeve të tij se... Nga Astrit Kola