Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme në Mirditë

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Arkeologët kanë zbuluar të dhëna interesante sa i përket zonës së Mirditës, të cilat janë gjetur gjatë gërmimeve të fundit në Kthellën e Epërme.
Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, gjatë muajit nëntor u realizua gërmimi arkeologjik i shpëtimit në Kthellën e Epërme, në Mirditë, nga arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik në IKTK, me mbështetjen e bashkisë Mirditë.
Të dhënat arkeologjike nga kjo zonë, të shoqëruara edhe me një toponimi të pasur dhe domethënëse, dëshmojnë për aktivitet njerëzor duke filluar nga periudha e Hekurit të Hershëm e deri në atë të Antikitetit të Vonë.
IKTK thotë se, hulumtimi dhe gjurmimi arkeologjik do të vijojë dhe priten rezultate të rëndësishme për njohjen dhe zbulimin e thesareve të trashëgimisë kulturore të zonës së Mirditës dhe më gjerë.
1 nga 11/j.p/r.e/