E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregdeti i Durrësit, tani furnizim me 24 orë ujë në ditë

Për herë të parë zona turistike në plazhin e Durrësit, e vecanërisht në Shkëmbin e Kavajës do të ketë furnizim non stop me ujë të pijshëm. Gjithcka është bërë e mundur falë një investimi prej 40 milion lekësh të reja nga qeveria shqiptare, të cilat kanë konsistuar në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm për rreth 350 subjekte turistike turistike.

Sipas drejtorit të ndërmarrjes së Ujesjellës- Kanalizimve në Durrës, Doklead Ademi, jo vetëm që do të ketë 24 orë furnizmim me ujë të pijshëm, por janë nënshkruar edhe kontratat me 200 subjekte turistike, të cilat do të përfitojnë nga ky investim.
 

Nëse gjatë këtij sezoni turistik është zgjidhur përfundimisht problemi i furnizmit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vazhdon të jetë i hapur problemi i sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha. Ndonëse fondet janë dhënë dhe investimi ka nisur për shkak të ritmeve të uleta të punimeve, ky investim nuk u relizua gjatë këtij sezoni turitik, gjë që do të thotë se do të vazhdohet përsëri sistemi i gropave septike për të shmangur direkt derdhjen e papastërtive në det.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›