E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri “i ri” i Trëndafilit, edhe në shqip

32 vjet pas publikimit të njërit prej sukseseve të tij më të mëdha letrare, shkrimtari i njohur italian, Umberto Eco, ka botuar edhe një variant të ri të romanit “Emri i Trëndafilit”.

Ashtu siç ka deklaruar edhe vetë Eco për mediat italiane në muajin janar – kur ky varianti i ri i librit u botua në italisht - ky botim i ri i “Emri i Trëndafilit” nuk është një ribotim i romanit të njohur, por vetëm një rishikim i tij nga ana e vetë autorit.

Në shqip romani vjen përsëri i përkthyer nga Donika Omari, bashkë me faqet e reja, gjegjësisht me të gjitha korrigjimet e bëra nga Eco.

Ndryshe, që nga viti 1980 – kur është botuar për herë të parë - e deri më sot romani “Emri i Trëndafilit” mendohet të jetë shitur në mbi 30 milionë kopje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›