“Tirana, më problematikja”, Kryetarja e KLGJ: Stoku me dosjet e vjetra po ulet, ja sa vite duhen për gjykimin e një çështje

Sa kohë i duhet një qytetari të marrë drejtësi nga gjykatat? Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami foli hapur gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë”, duke pranuar problemet e mëdha në gjyqësor, të trashëguara dhe të rënduara për shkak të vetingut.
“Deri dje për një çështje në Gjykatën e Apelit Tiranë duhet të prisje 16 vjet, pas reformes së hartës gjyqësore, kjo periudhë do të shkurtohet deri në 3 vjet”, tha zonja Llagami, e cila flet edhe gjykatën më problematike në vend.
“Problemtikë kemi vetëm në 3-4 gjykata. Ndërsa në të tjerat nuk kemi. Harta e re gjyqësore ka ndihmuar që nga gjykata të vogla të behën të mëdha dhe kështu mund t’i mbyllin më shpejt dosjet. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë është më problematikja, pai është afektuar nga vetingu. Ka mbingarkesë dosjesh.
Gjithashtu, Gjykata e Apelit të Përgjithshëm dhe e Apelit Administrativ kanë probleme me dosje të prapambetura dhe me mbingarkesë. Ne po ngremë një grup punë që një nga çështjet kryesore do të ketë ulja e stokut të dosjeve të prapambetura”, ka theksuar Llagami.
Por a mund të marrë qytetari drejtësi në kohë, kur në gjykata nuk ka gjyqtarë? P.sh, në media është bërë publik rasti i këngëtares Alma Bektashi, e cila nuk po kryen dot divorcin, sepse gjykata e mbingarkuar i shtyn çështjen.
Naureda Llagami, e cila ishte njohur nga media me këtë rast, e pranoi problematikën e zvarritjes së dosjeve të qytetarëve, përgjithësisht në Tiranë, ku 1 gjyqtar, siç tha ajo, duhet të gjykojë gati 1 mijë çështje në vit osë gati 100 në muaj.
“Harta e re e ka rritur nunrin e gjyqtarëve në Tiranë, duhet të ketë 80 gjyqtarë, por ka vetëm 40, për shkak të vetingut. Ndërkohë, në të gjithë Shqipërinë, janë në sistem 212 gjyqtarë nga 408 që duhet të ishin.
Nga ana tjetër, ne do të bëjmë rivlerësim për gjyqtarët e Apelit Administrativ për të rritur nunrin e tyre, pasi me 13 gjyqtarë, gjykata nuk e realizon dot misionin e saj“- tha kryetarja e KLGJ-së, e cila konfirmoi për emisionin pa “Pa Censurë” se brenda dhjetorit do të ketë një strategji se si dhe kur do të mbyllen çështjet e prapambetura gjyqësore.
/rtsh.al/