Aksident në Vaqarr/ “Audi” përplas motorin, ndërron jetë 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka humbur jetën në Vaqarr pasditen e sotme pasi është goditur nga një “Audi”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme kur “automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç”
“Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë”.
/rtsh.al/