Paris, plaçkitet këngëtari i grupit Guns N Roses
Këngëtarit të grupit Guns N Roses i kane vjedhur tre varese ari me vlerë prej 200,000 dollarësh.
Ngjarja ka ndodhur në Paris, ku Aksel Rous ka mbajtur koncert bashkë me grupin e tij. Policia tha se ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Rous është i njohur për vokalin e tij hard-rock dhe me hitet “Sweet Child O’ Mine”, “Welcome to the Jungle e të tjera.