Jahjaga: Kosova, faktor i rëndësishëm në Ballkan

Prishtina shënoi sot 12-vjetorin e çlirimit nga regjimi pushtues serb. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi se e kaluara e kosovarëve shërben si njw kujtesë për të ndërtuar të ardhmen e vendit dhe se Kosova po bëhet një faktor i rëndësishëm në Ballkan.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, duke përkujtuar ditën e çlirimit të kryeqytetit të Kosovës, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan për çlirimin e vendit.
Çlirimi i Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës, 12 vjet më parë, shënoi fundin e suksesshëm të një epoke të gjatë të përpjekjeve të kosovarëve për liri, demokraci dhe demokraci, theksoi presidentja e Kosovës, Atifete Jajhjaga.
Në një ceremoni të organizuar nga komuna e Prishtinës, me të cilën u shënua 12-vjetori i çlirimit të kryeqytetit kosovar, presidentja Jahjaga tha se liria e Kosovës ishte rezultat i lëvizjes së gjatë aktive paqësore, që simbolizohet me dialogun dhe arkitektin e platformës së pavarësisë, presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, si dhe rezistencës së armatosur që identifikohet me Adem Jasharin, që në Kosovë njihet si komandant legjendar i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidentja Jahjaga tha se çlirimi i Prishtinës dhe e gjithë Kosovës ndërlidhet me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe intervenimeve të drejtpërdrejta të NATO-s kundër caqeve serbe.