E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Shiste kanabis naten, prangoset shperndaresi

Nje sasi droge e llojit kanabis sativa eshte kapur nga policia e Durresit, ndersa agjentet vune dje ne pranga edhe te dyshuarin si shperndares. Burime zyrtare thane se i arrestuari eshte 27-vjecari, Emiljan Kryeziu. Operacioni ka nisur mbremjen e se merkures ne zonen e qytetit, ndersa i dyshuari eshte kapur duke shitur narkotikun e ndare ne doza. Behet fjale per nje sasi prej 22 gramesh kanabis sativa, e ndare ne gjashte qese farmaceutike. Ne cilesine e proves materiale u be sekuestrimi i mallit, kurse materialet i kaluan prokurorise per hetime te metejshme, per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike".

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›