E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Hajdutet bastisin kompjuteret e shkolles

Hajdutet grabisin sallen e kompjutereve ne shkolle. Persona ende te paidentifikuar nga policia kane grabitur me thyerje gjate nates se kaluar shkollen 9-vjecare "26 Shtatori" ne fshatin Gjinar, te Elbasanit. Vjedhja eshte konstatuar dje ne mengjes, kur nxenesit dhe mesuesit kane shkuar ne shkolle, duke konstatuar se njera nga dritaret ka qene e demtuar dhe dera e salles se kompjutereve e shqyer. Drejtori ka njoftuar policine, kurse nje grup hetimor ka kryer veprimet perkatese ne vendin e ngjarjes. Autoret kane marre 3 monitore dhe dy pajisje qendrore, me vlere 30 mije leke. Gjurmet e gishtave, pritet te zbardhin autoresine.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›