E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen autorët e alarmit fals për bombë në Rinas

Policia e Tiranës njoftoi të shtunën se ka identifikuar autorët që mendohet se bënë një ditë më parë  telefonatën anonime për bombë në Aeroportin "Nenë Tereza" Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë,  grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor e autorësisë së të dyshuarve si përgjegjës për këtë ngjarjeje, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit. Nga të dhënat hetimore rezulton se nuk behet fjale për persona me tendenca terroriste. Ndërkohë që policia ka arritur të zbulojë se telefonata është  bërë nga një kabinë telefonike pranë Liceut Artistik në Tiranë. ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›