Makina del nga rruga, vdes drejtuesi
Një aksident automobilistik i ndodhur paraditën e së shtunës i ka marrë jetënnjë 50-vjeçari nga Lushnja.
Burime të policisë së Lushnjes thanë se ”rreth orës 10.00 të ditës së sotme ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhindole, i cili ka qënë duke drejtuar autoveturën tip “Benz” me targa LU 95 05 B. Mësohet se së bashku me 50-vjeçarin në autoveturë udhëtonin dhe tre persona si pasagjerë, të cilët kanë marrë plagë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Fier-Lushnje, në vëndin e quajtur “Kthesa e Pirrës“. Drejtuesika humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të ngjarjes.