Berisha i bën bisht Kurbanit. Rama: Fisnikëria as nuk shumohet dhe as nuk vidhet
Kryeministri Berisha e ka anashkaluar stendën e Panairit të Librit, ku është publikuar libri i kreut të opozitës. Duke folur për mediat, Berisha pranoi se kjo shmangie nuk ishte aspak e paqëllimtë.
Nuk ishte i paqëllimtë evitimi i tij, sepse unë jam një libërdashës. Por do të them vetëm kaq: Zoti i mbroftë letrat tona nga politikanët e dështuar. Nuk mendoj se kërkojnë një nderim të veçantë ata që dështojnë në politikë dhe rendin drejt letrave. Lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë, por zëdhënëses time i thashë Shko bli librin e kushëririt tënd se të ka bërë personazh, u shpreh Berisha.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar mbi komentin e Berishës gjatë vizitës që ky i fundit bëri sot në panairin e librit në pallatin e Kongreseve. Berisha ka kahasuar librat e Ramës me atë të Blushit duke thënë se biblioteka e gjyshit të deputetit të PS-së kishte libra sa gjysma e panairit.
Në këtë prizëm Rama ka reaguar duke thënë: E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?.
Sali, fisnikëria s’është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s’e ke, as Zoti s’të ndihmon dot në këtë pikë, shkruan Rama në Twiter.
