E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Berishës në panair, Rama reagon në “Twitter”

Kreu i selisë rozë Edi Rama ka reaguar menjëherë në rrjetin social “Twitter” pas deklaratave të kryeministrit Berisha në panairin e librit i cili e cilësoi një dështak politik.
 

“Sali, fisnikëria s`është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s`e ke, as Zoti s`të ndihmon dot në këtë pikë” ka shkruar në “Twitter” Rama.
 

Ndërkohë më herët kreu i qeverisë gjatë vizitës së tij në panairin e librit në kryeqytet anashkaloi stendën ku ishte publikuar libri i kreut të PS-së Edi Rama “Kurban” duke theksuar se vizitoi shkrimtarët e vërtetë duke mënjanuar dështakët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›