E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për transit në Kroaci nuk mjafton Schengeni

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 18:31

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Kosovës në lidhje me hyrjen dhe kalimin transit përmes Kroacisë, në bazë të një vize të vlefshme Schengen, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se qytetarët e Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Republikës së Kosovës, e që po ashtu posedojnë vizë të vlefshme Schengen, janë të obliguar të pajisen me vizë të Republikës së Kroacisë, si për vizita turistike, private apo të tjera, ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e Kroacisë.

Vetëm ata qytetarë të Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Republikës së Kosovës dhe kanë leje qëndrimi të vlefshme në shtetet e Schengenit, nuk janë të obliguar të pajisen me vizë të Republikës së Kroacisë, si për vizita turistike, private, apo të tjera, e po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e Kroacisë, në periudhën kohore prej 1 prillit 2011 deri më 31 tetor 2011.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›