E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona-Arsenal, bisedojnë për Fabregas

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 16:59

Barcelona e Arsenal janë duke biseduar për Cesc Fabregas.

Për këtë ka siguruar e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, sipas së cilës bisedimet po shkojnë në rrugë të mirë. Katalunasit, për mesfushorin spanjoll ofrojnë 35 milionë euro plus talentin Thiago Alcantara, djali i ish mesfushorit Mazinho.

Në ditët e ardhshme pritet të dihet nëse Pep Guardiola do ta ketë në dispozicion apo jo përfaqësuesin spanjoll, i cili ishte rritur në shkollën e futbollit të Barçës. Për Fabregas, interesim kanë shfaqur edhe Chelsea, Manchester City, Real Madrid e Milan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›