Fillon punë pas 3- muaj heshtje KRRT e Korçës
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Korcës i është rikthyer punës pas tre muajsh mosfunksionimi duke miratuar disa leje ndërtimi për banesa kolektive. Shkak i ngecjes së punës së KRT-së ka qenë mosprezenca e anëtarëve të saj të djathtë. Edhe pse shumica ka arritur numrin e nevojshëm përsëri përfaqësuesit e institucionit të prefektit nuk kanë qenë të pranishëm.
Ndërkohë që rrjeti elektrik i lagjes numër 10 të Korcës me rreth 3 mijë banorë është vjedhur në mënyrë të mistershme. Ngjarja konfirmohet nga drejtori i ndërmarrjes së shërbimevë publike në bashkinë e qytetit Ilia Jatagani i cili ka bërë edhe denoncimin.
Për të rivënë në punë linjën kërkohet hapja e kanaleve në trotuaret dhe rrugët kryesore të qytetit gjë që ka një kosto të lartë financiare. Dhe nuk është parashikuar në fondin e Ndërmarjes së Shërbimeve Publike.
Policia e Korcës pasi ka marrë denoncimin për vjedhjen e kabllit elektrik ka filluar hetimet për zbulimin e autorëve të ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në disa pista.
Albana çakshiri < I mëparshmi