E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Tahiri: Maxhoranca po abuzon me pushtetin

Nenkryetari i deputeteve socialiste Saimir Tahiri shprehu shqetesimin e selise roze per pasurite prej miliona eurosh te fituara nga zyrtare te mazhorances dhe njerëz prane kryeministrit. Tahiri iu referua deklaratave te kreut te SHISH Bahri Shaqiri ne konferencen per shtyp.

"Natyrisht, ne kemi respekt për të gjithë ata individë, të lidhur ose jo me kryeministrin, të cilët kanë sens të spikatur biznesi aq sa të fitojnë mijëra e miliona euro edhe në kohë krize, përfshirë këtu edhe djalin e tij, i cili vetëm gjatë këtij viti ka fituar 200.000 euro, por kemi edhe të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar për t’i bërë publikut të qartë se kush na qeveris, po ashtu sa e si i fitojnë paratë e tyre. Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, deklaroi me përgjegjësi të plotë se vitin e kaluar mafia, krimi oganizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja, kanë sponsorizuar për emërimin dhe ngjitjen në karrierë të qeveritarëve dhe politikanëve, dhe se po këta qeveritarë, sot vazhdojnë ende të mbajnë lidhje të ngushta me sponsorizuesit e tyre, mafia, krimi i organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja", deklaroi Saimir Tahiri, deputet i PS.

Socialistet kerkojne reflektim per deklaraten e kreut te SHISH, ne veçanti ne nje reagim nga kryeministri Berisha dhe presidenti Bamir Topi. "Për këtë çështje ka marrë dijeni Kryeministri dhe Presidenti i Republikës, por asnjëri nga këta të dy, ende sot nuk ka marrë asnjë masë ndaj këtyre qeveritarëve e politikanëve që i emëron e i përdor mafia, krimi i organizuar dhe agjenturat e huaja", vijoi Tahiri.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›