E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panele diellore në kopshte e çerdhe. Rama: Zgjidhet sistemi i ngrohjes

Bashkia e Tiranes ka lancuar projektin per instalimin e paneleve diellore ne te gjitha cerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit per te siguruar ngrohjen e ambjenteve nepermjet energjise diellore. Faza e pare e projektit eshte implementuar ne cerdhet 1 dhe ne 8, per te permiresuar kushtet per 272 femije dhe 40 edukatore.

“Duke bërë të mundur që në të gjitha këto struktura sociale të ketë energji të pandërprerë duke përfituar nga dielli dhe pa shpenzuar burimin tjetër shumë të çmuar të energjisë elektrike që vjen nëpërmjet ujit” tha Rama.

Projekti eshte realizuar me ndihmen e ambasades hollandeze ne Tirane. Amsadori i mbreterisë se vendeve te uleta ne Tirane, Van Den Dol, u shpreh i gatshem per te bashkëpunuar dhe ne projekte te tjera per permiresimni e jetes sociale te komunitetit te Tiranes.

“Si ambasador i Hollandes them se ne fazen e dyte te fondit qe po perdor qeveria hollandeze per projektet ne Shqiperi, te cilat pritet te perfundojne kete vit kemi financuar 60 projekte te vogla te cilat kane te bejne me trajtimet e mbetjeve, monitorimin e mjedisit, rikonstruksionin e disa sistemeve per kanalizimin e ujrave te zeza” tha Van Den Dol.

Ne Shqiperi, përdorimi i kësaj alternative eshte ende ne hapat e pare dhe është përdorur kryesisht nga sektori privat.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›