Zbulohet anija e periudhës romake
14/05/2009 I përket shekullit III ose IV pas Krishtit dhe është zbuluar në ujërat e Jonit në veri të Sarandës. Është një relikt arkeologjik i përbërë nga amfora të mëdha, që mendohet se vijnë nga Afrika Veriore dhe është zbuluar vetëm dy ditë më parë nga ekspedita shqiptaro-amerikane e arkeologjisë nënujore, e cila ka filluar sezonin e ri të kërkimeve në ujërat shqiptare. Koordinatori i këtij projekti, Auron Tare, nuk ngurron ta quajë një zbulim fantastik këtë relikt arkeologjik, ndërsa shton se është ruajtur mjaft mirë. “Nga arkeologët mendohet se ky relikt arkeologjik është ndoshta nga më të bukurit dhe nga më të ruajturit e gjetur ndonjëherë në ujërat e Mesdheut”, - shprehet Tare. Mbas gërmimeve që do të bëhen në të ardhmen, mendohet se të dhënat e fituara do të sjellin të reja mbi kuptimin e kontakteve të banorëve të Ilirisë së Jugut me kulturat e Mesdheut.
Ky zbulim është i shtati në listën e zbulimeve të rëndësishme të bër nga kjo ekspeditë e përbashkët, e cila ka filluar 3 vëjet më parë si bashkëpunim i fondacionit amerikan “RPM Nautical Foundation” dhe degës së arkeologjisë navale të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare me bashkëdrejtor dr. Jeff Royal nga pala amerikane dhe dr. Adrian Anastasi nga pala shqiptare.
Kjo ekspeditë po bën gjithashtu matje të hollësishme të fundit të detit, duke ndërtuar për herë të parë hartat e pasurive nënujore të deteve shqiptare, duke dhënë mundësinë e identifikimit të kësaj pasurie arkeologjike.
Teknologjia e lartë “Multibeam” dhe përdorimi i robotëve në thellësi të mëdha që kjo ekspeditë po përdor, si dhe rezultatet e saj e radhitin atë në një prej tri ekspeditave më të rëndësishme në Mesdhe sipas ekspertëve të huaj të arkeologjisë navale. Media amerikane dhe ajo botërore i kanë kushtuar kësaj ekspedite një vëmendje të madhe, pasi zbulimet e saj në Shqipëri po hapin një kapitull të ri në fushën e zbulimeve të arkeologjisë nënujore.
Ekspedita shqiptaro-amerikane do të bashkëpunojë për herë të parë edhe me arkeologë malazezë, duke bërë kërkime në ujërat e Malit të Zi. Në këtë mënyrë, për herë të parë do të ketë një bashkëpunim të specialistëve të arkeologjisë navale për të kërkuar thellësitë e bregdetit iliro-dalmat.