Nis hipotekimi i tokave të ndara me ligjin 7501
14/05/2009 Shehi i ZRPP Fier sqaron procedurën që do të ndiqen dhe sipërfaqet e mbetura
Regjistrimi në hipotekë i tokave në përdorim ka kaluar tashmë në procesin e zbatimit. Ekspertë të ZRPP-ve bëjnë të ditur dhe procedurën që do të ndiqet. Ndërkohë që dhe vendimi i qeverisë për shtyrjen e afatit të kësaj procedure tashmë ka hyrë në fuqi. Gjithashtu ekspertët theksojnë se janë thjeshtuar në maksimum dhe procedurat që do të ndiqen. Shefi i zyrës së ZRPP në Fier sqaron për “Metropol” hapat që do të ndiqen, duke qenë se zona e Myzeqesë është dhe më e madhja në vend. Fermerët e rrethit Fier do të kenë mundësi të kryejnë regjistrimin e tokës bujqësore me procedura lehtësuese dhe t’u japin fund sorollatjeve të mëparshme. Shefi i zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, Tomorr Allkushi, ka pohuar se tashmë fermerët do të mund të aplikojnë për marrjen e certifikatës së pronësisë me paraqitjen në zyrën e regjistrimit të aktit të marrjes së tokës në pronësi me konfirmimin e vetëm të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Këshillin e Qarkut. Ky urdhër i prillit të këtij viti sipas Allushit sjell një thjeshtësi për bërjen e procedurave për fermerët dhe shmang abuzimet për tjetërsimin e abuzimeve të tokës bujqësore fermer me fermer. “Janë thjeshtësuar praktikat e regjistrimit të tokave bujqësore”, –ka pohuar për gazetën Tomorr Allkushi, shefi i zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, është hequr formulari 6, është hequr edhe firma e marrë nga komunat dhe tani e tutje të gjitha tapitë duhet të jenë të konfirmuara nga Këshilli i Qarkut, nga Seksioni i Mbrojtjes së Tokës, bashkë me aktin e marrjes së tokës në pronësi, duhet të vijnë të sjellin certifikatën e gjendjes familjare. Kjo do të sjellë një thjeshtësim të praktikave dhe një procedurë të shkurtër për njehsimin e tokave bujqësore. Rreth 30% e fermerëve të rrethit Fier kanë mundur të kryejnë regjistrimin e tokës bujqësore edhe pse rreth 90% kanë në dorë aktin e marrjes së tokës në pronësi sipas ligjit 7501. Sipas kreut të zyrës së Regjistrimit, kryerja e aplikimit për marrjen në pronësisë për tokën bujqësore ka të bëjë me vullnetin e fermerit për marrjen e certifikatës së pronësisë. “Deri tani janë bërë rreth 30% të regjistrimit me certifikatë, ka thënë Allkushi, por kjo varet nga kërkesa e fermerëve. Tokat e fermerëve janë të regjistruara në zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Marrja e certifikatës përkon me kërkesën e qytetarit”.
Ndërkohë paralelisht me regjistrimin e tokave të ndara me ligjin 7501, ka nisur puna për hetimin e vendimeve për ndarjen e këtyre tokave. Për të dy rastet, si hetimin dhe regjistrimin janë prefektët që japin urdhrat përkatës si dhe ndjekin zbatimin konkret nga institucionet përkatëse. Ndërsa theksohet se deri në fund të këtij viti, parashikohet regjistrimi në ZRPP i gjithë sipërfaqeve të marra. Ndërsa për tre vite me radhë do të bëhet një hetim konkret i gjithë vendimeve të marra për ndarjen e tokave të kooperativave apo ndërmarrjeve bujqësore.