Shkronjat prej bronzi të Sabri Tuçit shkojnë për skrap
14/05/2009 Përçudnohet busti i skulptorit të njohur. Fenomeni masiv në Durrës
DURRES- Është kthyer në veprim thuajse normal vjedhja e shkronjave dhe i çdo materiali të gatuar me bronz, ekspozuar në vende e sheshe publike. Pak muaj pasi ish-studentët e Tuçit kanë kujtuar profesorin e nderuar Tuçi duke gdhendur në bronz skulpturën e tij, persona anonim kanë hequr një nga një shkronjat për t’i treguar për skrap.
Dhunimi i figurave
Skulptura gjendet në hyrje të shëtitores “Taulantia” dhe është vendosur në një shkëmb të marrë në Krujë, vendlindjen e skulptorit. Fenomeni që më parë ka prekur pusetat e qytetit, tabelat, gardhet mbrojtëse, kolonat orientuese etj, është shfaqur edhe në buste e monumente. Pas vjedhjes në Shkozet të bustit të Ksenofon Nushit, të vendosur në qyrje të ish-ndërmarrjes së gomave, ka rënë në sy heqja e qëllimtë e shkronjave të obeliskut të rezistencës në ish-kampin e përqendrimit në Porto Romano. Madje disa herë i është dashur komandës së marinës të rivendosë nga e para shkronjat për të ruajtur imazhin e këtij kampi që ruan në vetvete shumë kujtime të Luftës së Dytë Botërore. Gjithandej në Durrës shikon puseta të hapura si pasojë e vjedhjeve që kryhen natën e ditën, ndërsa në jo pak raste tabela orientuese të sinjalistikës rrugore janë shqyer në sy të kalimtarëve. Një tabelë e tillë që shërben për të orientuar drejtuesit e mjeteve tregtohet vetëm për 50 lekë, ndërsa kostoja është jo më pak se 1500 lekë. Çdo material prej hekuri, bakri a bronzi është bërë objekt vjedhjeje, ndërsa hajdutët nuk janë merakosur fare për statusin e tyre në rast se do të behën objekt i akuzës. Por një gjueti e tillë ka shkuar edhe më tej duke vjedhur bustet prej bronzi apo shkronjat që afrojnë të dhëna të ndryshme. Pak ditë më parë është mësuar se edhe shkronjat e bronzit të skulptorit Sabri Tuçi ishin hequr qëllimisht. Kjo ka indinjuar shumë dhe qytetarët durrsakë, të cilët teksa kanë dalë për në punët e përditshme kanë parë bustin e artistit të njohur të përçudnuar. Por me sa duket i gjithë ky akt vandal do të kalojë me një valë indinjate, e cila do të shuhet në mosprezencën e ligjit për të ndëshkuar shkelësit e tij. “Kjo nuk është asgjë po të krahasohet me kërcënimin që na bëhet çdo ditë teksa kalojmë rrugëve me puseta pa kapakë. Pleq dhe fëmijët janë më të kanosurit dhe sërish askush nuk e vë ujin në zjarr të ndërhyjë. Por po kaq e dhimbshme është të shohësh dhe figura të derdhura në bust, figura të shquara të qytetit tonë me të cilët krenohemi të jenë pa asnjë shkronjë dhe të gërvishtura për disa mijë lekë”, thotë një qytetar banor i lagjes.
VJEDHJA
Pak ditë më parë është mësuar se edhe shkronjat e bronzit të skulptorit Sabri Tuçi ishin hequr qëllimisht. Kjo ka indinjuar shumë dhe qytetarët durrsakë, të cilët teksa kanë dalë për në punët e përditshme kanë parë bustin e artistit të njohur të përçudnuar. Por me sa duket i gjithë ky akt vandal do të kalojë me një valë indinjate, e cila do të shuhet në mosprezencën e ligjit për të ndëshkuar shkelësit e tij.
PRECEDENTE
Pas vjedhjes në Shkozet të bustit të Ksenofon Nushit, të vendosur në hyrje të ish-ndërmarrjes së gomave, ka rënë në sy heqja e qëllimtë e shkronjave të obeliskut të rezistencës në ish-kampin e përqendrimit në Porto Romano. Madje disa herë i është dashur komandës së marinës të rivendosë nga e para shkronjat për të ruajtur imazhin e këtij kampi që ruan në vetvete shumë kujtime të Luftës së Dytë Botërore