E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet arsenal armesh policia arreston dy persona

Policia e Tiranës ka zbuluar një arsenal armësh gjatë kontrolleve të kryera si rezultat i hetimit të një tentative vrasjeje të ndodhur në Pezë të Madhe.

Armë të lehta dhe granathedhës janë sekuestruar në një banesë, ndërsa policia arrestoi Armand Pezën dhe Xhimi Hasanbegën.

Detajet u bënë të ditura nga zëdhënësja Alma Katragjini.

"Në Pezën e Madhe, pasi një konflikti për motive të dobta, këta shtetas kanë kanosur me armë shtetasin Adi Pojana dhe më pas kanë dëmtuar me armë zjarri automjetin e tij si dhe lokalin në pronësi të një tjetër shtetasi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Armand Peza u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

6 copë armë zjarri automatik model.56 dhe model 54.

granatëhedhës,

një pushkë snajper,

dy dylbi snajperi,

20 copë krëhëra arme zjarri,

9 copë predha granatëhedhëse të lehta antitanke

si dhe 6100 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm", raportoi ajo.

Duke shtuar se policia gjeti dhe asgjesoi 33 bimë kanabis të kultivuara në serat e banesës së Pezës, të cilat më pas do të zhvendoseshin duke i kultivuar në oborrin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›