Urdhër-arresti për Stresin, ende pezull
Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, Rolado Kurti, Elis Basha dhe Sebastian Ukcama akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda se kanë kanosur, me qëllim përfitimin e parave, regjisorin Leonard Bombaj. Edhe për mikeshën e tyre adoleshente, prokuroria ka ngritur akuzë, por ajo i ka shpëtuar një urdhër-arresti për shkak të moshës së mitur. Pas vendimit të shkallës së parë, që i linte djemtë në detyrim paraqitjeje, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi më shumë se një javë më parë masën e arrestit me burg për kanosësit e Bombajt, por urdhër-arrestet nuk janë ekzekutuar ende, megjithë kontrollet e ushtruara nga Policia e Tiranës.