Masakra e Qafë Gjashtës, kapet në Greqi Mikel Këndezi
ATHINE- Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, i cili akuzohet për masakrën e “Qafë Gjashtës” ndodhur në Sarandë në vitin 1997.
49 vjecari Mikel Këndezi, nga fshati Pustec i Korcës, i cili njihej edhe me emrat Flamur dhe Vladimir, është vënë në pranga nga Policia e Athinës, pasi për të ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet shqiptare.
Mediat greke bëjnë të ditur se ai u arrestua sot ndaj të gdhirë në Athinë dhe se do të dërgohet menjëherë në Prokurori për t’iu komunikuar akuza dhe për të filluar procedurat e ekstradimit.
Mikel Këndezi, 49 vjec, bashkë me 9 persona të tjerë, akuzohet si pjesëmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës, ngjarje e ndodhur në 4 Mars të vitit 1997 në Sarandë, ku pas torturave, u vra dhe iu dogj kufoma, oficerit të policisë së Sarandës, Gjergj Mehmeti. Të akuzuarit mbajtën peng dhe torturuan për 3 ditë policin Eduart Alija, ndërsa dy policë të tjerë mundën të largoheshin.
49 vjecari ka marrë dënimin në mungesë, nga gjykata e Krimeve të Rënda. Ai është dënuar në mungesë me 15 vjet burg, dënim që pritet ta vuajë pas ekstradimit të tij në Shqipëri nga autoritetet greke.
(BalkanWeb)