Berat, u numëruan votat e "kontestuara"
BERAT- Kryetari i KZAZ-së numër 1 në Berat, Agron Mahmutaj shprehet se votat e hedhura gabimisht për kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti janë cilësuar si të vlefshme. “U njoftuan me mikrofon numëruesit që pasi mbaronin së numëruari kutit për kandidat bashkie, ato nuk mbylleshin për një interval prej 5 minutash. Kryhej këputja e kodeve për këshilltarët, e cila dispononte fletët e votimit me ngjyrë jeshile dhe brenda këtyre kutive gjendeshin 5 deri në 6 vota në ngjyrën e verdhë, të cilat ishin hedhur gabimisht nga votuesit në kutin jo përkatëse. Asnjë prej tyre nuk u konsiderua e pavlefshme dhe për këtë shkak ato nuk futën as në zarfet e votave të kontestuara dhe në bazë edhe të vendimit që ne morëm ato vota u numëruan dhe vendosën në kutin të cilës i përkisnin”, - shprehet Mahmutaj.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)