E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet barka e Noas ne malin Ararat ne Turqi

Nje grup arkeologesh kineze dhe turq kane njoftuar se me siguri kane gjetur barken e Noas ne majen katermije metra te larte te malit Ararat ne Turqi. Keshtu njofton agjencia e lajmeve AFP. Shkencetaret thane se jane gjetur mbetjet e drurit dhe pas testimit me karbon eshte vertetuar se mbetjet e arkes jane rreth 4.800 vjecare te vjetra, gje qe perputhet me kohen e Permbytjes se Madhe ne Toke. "Nuk mund te themi se kjo eshte 100 per qind Barka e Noas, por 99.99 jemi te sigurt. Struktura antike kishte disa ndarje me shtylla druri, ne te cilat me siguri gjendeshin kafshet", tha Yeung Eing-Cheung, regjisor nga Hong Kongu dhe anetar i ekipit hulumtues. Zyrtaret lokale do te kerkojne nga qeveria ne Ankara qe mali Ararat te futet ne listen e trashegimise kulturore te UNESCO-s, per arsye se ai rajon eshte njeri prej vendeve me interesante per germime arkeologjike. Sipas Bibles, ne kohen e Permbytjes se Madhe Zoti urdheroi Noan te ndertonte nje barke ne te cilen do te fuste nga dy kafshe te secilit lloj. Thuhet se pas vershimit uji u terhoq, ndersa barka u fundos. Shumica besojne se ajo u ndal ne malin Ararat, per arsye se ajo eshte pika me e larte ne ate rajon.
Restoranti i shqiptarit ne Danimarke, me i miri ne bote
Ne listen e pervitshme te revistes se specializuar britanike te restoranteve, si restoranti me i mire ne bote eshte shpallur "Noma", pronar i te cilit eshte nje shqiptar nga Maqedonia. Vendi i pare, pas mbreterimit katervjecar te restorantit spanjoll "El Bulli" i takoi restorantit danez "Noma". Pronari i restorantit dhe kryekuzhinieri eshte Rene Rexhepi, me baba shqiptar nga Maqedoni dhe nene daneze, i cili sherben kryesisht specialitete nordike. Rexhepi, 32 vjec, shkruante dje gazeta britanike "The Guardian", eshte nje kuzhinier i talentuar i cili ben mrekulli me bimet e egra dhe lulet, si dhe produktet e fresketa te detit. Nder dhjete restorantet me te mire, kater gjenden ne Spanje, tri ne SHBA, si dhe nga nje ne Britanine e Madhe dhe Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›