E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet aksion tek noteret

Tatimet konstatojnë shkelje ligjore në veprimtarinë e noterëve, pas aksionit të kryer në disa qytetete të vendit. Bazuar në investigimet dhe analizat e shumta, është konstatuar se xhiroja e deklaruar ishte nën vlerën 8 milionë lekë në vit, po ashtu është konstatuar mospërdorim i kasave fiskale, deklarim i reduktuar i detyrimeve tatimore në raport me xhiron  realizuar etj.  
Mbështetur në këto konkluzione, Administrata Tatimore po bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Noterisë për të patur në dispozicion të dhënat e regjistrave noterialë të të gjithë noterëve në Republikën e Shqipërisë për një periudhë 5 vjeçare, në mënyrë që të bëhet një rivlerësim i të ardhurave dhe detyrimeve tatimore për të gjithë periudhën që parashikon ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›