Mbollen hashash ne Greqi, denohen me 26 vjet
TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 26 vjet burg, dy te pandehur te akuzuar per "trafik te lendeve narkotike".Togat e zeza shpallen fajtor dje, Arenc Kalivacin duke e denuar me 15 vjet burg, ndersa per te akuzuarin tjeter Roland Kakuli, gjykata dha denimin me 11 vjet burg. Hetimet ndaj dy te pandehurve, kane nisur ne shtetin grek i cili nepermjet leter-porosise i kerkonte vendit tone nisjen e hetimeve ne ngarkim te tyre. Nga hetimet e kryera prej autoriteteve greke rezulton se i pandehuri Arenc Kalivaci dhe Roland Kakuli, ne bashkepunim dhe me nje person tjeter te paidentifikuar, kane kultivuar bime narkotike kanabis sativa ne nje zonen pyjore ne "Liafica" te Dhamatses (Fthiotida) ne Greqi. Ky fakt eshte zbuluar gjate nje operacioni te policise greke ne daten 25 gusht 2005, gjate te cilit njeri nga policet greke, qe merrte pjese ne aksion, i quajtur Petro Kordhas, i veshur civil eshte qelluar me arme nga Arenc Kalivaci, por nuk ka pesuar asnje demtim. Pas ketij aksioni te deshtuar te policit Kordhas per te verifikuar parcelen e mbjelle me hashash, ne drejtim te vendit te dyshuar eshte nisur nje grup i forcave te policise per t'i arrestuar pronaret e kesaj parcele. Nga hetimet ka rezultuar se sapo i eshte afruar parceles me hashash, i pandehuri Arenc Kalivaci ka qelluar ne drejtim te policise me automatik. Por pas nje tjeter aksioni, ata jane arrestuar. R. Caushaj
Rrezimi
Ne fund te vendimit te dhene gjate dites se djeshme, Gjykata e Krimeve te Renda, shtoi se, eshte pushuar akuza e grupit te strukturuar kriminal ne ngarkim te dy te pandehurve, pasi nuk e provuan faktin qe ata kishin bashkepunuar.
Rrezimi
Ne fund te vendimit te dhene gjate dites se djeshme, Gjykata e Krimeve te Renda, shtoi se, eshte pushuar akuza e grupit te strukturuar kriminal ne ngarkim te dy te pandehurve, pasi nuk e provuan faktin qe ata kishin bashkepunuar.