E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier bie nga pallati, plagoset punëtori i ndërtimit

FIER- Një 25-vjecar ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në ndërtim në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës së Semanit. S

Sipas policisë dhe burimeve nga vendi i ngjarjes, 25- vjecari Arber Bane ka qënë duke punuar për ndërtimin e ketij objekti, ndërsa shkëputja e Skelës ka sjellë rënien e tij nga lartësia, duke përfunduar mbi një furgon, si pasojë edhe e mungesës së rrjetës mbrojtëse.

25-vjecari ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›