E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Regjistrimi dixhital i tokës, kush zvarrit procesin largohet

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Eduard Halim duke e vlerësuar regjistrimin dixhiotal të tokës prioritet madhor për vendin ka paralajmëruar penalizime për personat që zvarrisin procesin.

Deklarata u bë nga Halimi, gjatë takimit që zhvilloi mesditen e sotme me drejtuesit e Zyrës të Regjistrimit të Pasurive të Paluajteshme, ose Hipotekes.

"Cdo vonese ne permbushjen e detyrave nga cdo zyre do te sjelle largimin e cdo pergjegjesi, tha ministri Halimi.

Halimi, duke shprehur shqetësimin se ka patur probleme me rregjistrimin fillestar të prones, kërkoi që rregjistrimi fillestar të përfundojë brenda vitit.

Kreu i Ministrise se Drejtësisë Halimi, theksoi se projekti i Bankes Boterore dhe projekti i OSCE për regjistrimin e tokës është një, prioritet absolut.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›