E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet juria e Festivalit te RTSH-se, nisin "ethet" per Eurovizion Izaura Ndoj

Zbulohet juria e Festivalit te 51 ne RTSH. Kjo juri do te jete e perbere nga 7 anetare, mes te cileve tre te huaj dhe kater shqiptare. Juria do te vendose dy netet e para te Festivalit te Kenges ne RTSH, se cilet do te jene te perzgjedhurit per naten finale. Nicola Caligiore, Shef i delegacionit te RAI-t ne Festivalin Evropian te Kenges; Joseph Mizzi - Shef i delegacionit te RTV te Maltes ne Festivalin Evropian te Kenges; Szilva Puspok- Shefe e delegacionit te RTV hungarez ne Festivalin Evropian te Kenges dhe kater anetaret shqiptare, Sokol Shupo, Profesor i shkencave muzikore, studiues i muzikes dhe kompozitor. Aktualisht Dekan i Fakultetit te Muzikes ne Universitetin e Arteve; Justina Aliaj- Artiste e njohur shqiptare e goditur ne Festivalin e 11 te RTSH-se per performancen e saj; Zef Coba- kompozitor i njohur dhe Petrit Ymeri, do te kryesojne jurine ne edicionin e 51-te ne Festivalin e RTSH-se. Shtate anetaret e jurise se Festivalit te 51-te gjate dy neteve do te perzgjedhin 16 kengetaret qe do te shkojne ne finale. Ndryshe nga edicionet e kaluara, kete vit juria kryesohet nga emra te njohur te muzikes evropiane, per te shmangur spekulimet e shumta qe ndodhin pas shpalljes se fituesit. Juria shtate anetaresh nuk do te vleresoj vetem nje cmim te pare, por do te kete edhe vleresime per muziken, tekstin, orkestracionin etj.

Rikthehen zerat e Festivalit te 11-te

"Ky festival perkon dhe me 40 vjetorin e festivalit te 11 ne RTSH, ndaj kemi menduar, qe t'i krijojme nje hapesire te caktuar eventit, qe do te mbahet mend gjithnje, per ate qe ndodhi me pas", thote Engjell Ndocaj, bashkeskenarist i festivalit. Shpetim Saraci drejtori Artistik i Festivalit, thote se rrymat, qe do te konkurrojne ne festival, jane nga me te ndryshmet, duke e nisur qysh nga baladat, rroku etj... "Jam i kenaqur me kengetaret e perzgjedhur. Kete vit ne ishim te pestet ne Evrope, me Rona Nishliun, e cila u shpall fituese e festivalit te 50 ne RTSH e mot ne synojme serish te jemi te paret ne Eurosong, me fituesin e sivjetshem", thote Shpetim Saraci.

Stafi dhe pjesemarresit

Festivali i Kenges ne RTSH do te mbaje firmat e drejtorit Petrit Beci, regjisoreve Agron Vulaj e Astrit Idrizi; skenaristeve Edi Oga e Engjell Ndocaj; drejtorit artistik Shpetim Saraci, skenografit Adnand Kastrati, drejtoreve te fotografise Franko Ferrari e Leonard Qendro. Nderkaq, drejtor Zeri te tij jane Emanuele Donini e Mauro Laficara. Joni Peci eshte perzgjedhur si drejtor imazhi. Festivali do te prezantohet nga gazetari Enkel Demi dhe "Miss World Albania 2011" Floriana Garo.

Nis gara per favoriten ne "Eurovizon"

Na ndajne vetem dy dite nga gara e madhe e Festivalit te RTSH-se, ndersa reagimet e kengetareve pjesemarres, tregojne se ky edicion do te jete nje "lufte" e forte, mes artisteve te muzikes se lehte shqiptare. Sipas rrjetit (esctoday.com), perfaqesuesja e Shqiperise Rona Nishliu, u rendit e 5-ta, me nje balade. Po dilema e ketij viti eshte, se kush do te perfaqesoje Shqiperine? Kush jane favorite per te fituar kete vit, sipas mediave shqiptare? Kengetarja nga Kosova Vesa Luma, eshte shprehur se eshte e gatshme per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion. "Kjo eshte nje hyrje e forte dhe padyshim kenga me e mire e karrieres sime dhe une jam e gatshme per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion", deklaroi Vesa Luma. Nje tjeter pretendente eshte Flaka Krelani, nje kengetare rrok, e cila do te beje nje rikthim ndryshe nga heret e tjera. Kete vit ajo eshte konsideruar si nje nga te preferuarat, jo vetem per shkak se ajo ishte e suksesshme gjate pjesemarrjes se saj te kaluar, por per shkak se ajo ka nje ekip te forte prapa. Ndersa, perfaqesuesja e pare shqiptare ne Eurovision Song Contest, Anjeza Shahini, duket se eshte shume e qete ne lidhje me pjesemarrjen e saj. "Une jam e nderuar, qe serish konkurroj me nje kenge nga Edmond Zhulali, njeriu, qe me coi per here te pare ne Eurovzion. Ne prova shkoi shume mire, shpresoj se publiku do te gezoje kengen time", ka shprehur Anjeza ne nje interviste. Ndersa, Rosela Gjylbegu do te konkurroje me nje balade te fuqishme, te shkruar nga nje ekip i ri i talentuar. "Une shpresoj qe te ndaj pasionin tim dhe emocionet, me publikun", deklaroi Rosela.

Juria e Festivalit te 51-te:

* Nicola Caligiore

* Joseph Mizzi

* Szilva Puspok

* Sokol Shupo

* Justina Aliaj

* Zef Coba

* Petrit Ymeri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›