Zbulohet këtë javë fituesi i çmimit Nobel për Paqe

Ceremonitë e para të çmimeve Nobel pritet të fillojnë gjatë kësaj jave, me shpërblimet e para për psikologji dhe mjekësi, që do të shpallen të hënën. Ndërsa, çmimi Nobel për Paqe, i shumëpritur dhe që ka shkaktuar shumë debat, pritet të shpallet të premten.
Kristian Berg Harpviken nga Instituti për Paqe, mendon se fokusi këtë javë është në zgjedhjen e një kandidati që lidhet me Pranverën Arabe.
Ai, ndër kandidatët potencialë, përmendi emra si: aktivisti egjiptian Isra Abdel Fatah, bllogerja tuniziane Lina Ben Mheni, aktivisti afgan për të drejtat e njeriut Sima Samar dhe organizata ruse për të drejtat e njeriut Memorial.
Çmimi Nobel për Letërsi është po ashtu një nga çmimet e shumëpritura. Shkrimtarë si poeti sirian Adonis, kanadezja Margaret Atud, koreani Ko Un dhe autori amerikan Filip Roth, konsiderohen të jenë ndër kandidatët e mundshëm për këtë çmim.