Zbulohet laboratori i minave me celulare dy te arrestuar

TIRAN- Bllokohen prane ambasades se SHBA-se ne Tirane bomba me celulare si dhe nje laborator e pajisje te tjera qe dyshohet se sherbenin per prodhimin e bombave me celulare. Gjithashtu ne banese u bllokuan dhe u sekuestruan edhe dy pistoleta te kalibrit 9 mm prodhim amerikan si dhe nje maske. Ne lidhje me kete ngjarje Drejtoria e Policise se Tiranes ne bashkepunim me repartin RENEA arrestoi dy persona ne apartamentin ku u gjeten bombat te dyshuar si prodhues te bombave me celulare.
Endri Ahmetaj 35 vjec dhe Anton Hasani 32 vjec u ndaluan dje gjate nje operacioni sekret te kryer ne mengjes rreth ores 0630 ne rrugen Budi ne kryeqytet. Ne kete kohe sherbimet e komisariatit nr.1 te Drejtorise se Tiranes ne bashkepunim me efektivet e RENEA-s nderhyne per te ndaluar personat dhe per te bllokuar objektet e rrezikshme qe prodhoheshin ne kete banese. Hetuesit bejne te ditur se te arrestuarit mund te jene prodhues te bombes me celulare ne disa raste atentatesh me kete lloj lende mekanizmi.
Dy te tille jane regjistruar ne fund te vitit te kaluar dhe gjate muajit shkurt te ketij viti kur menaxheri i nje kompanie te telefonise se levizshme ne vend u plagos pas shperthimit ne veturen e tij. Po keshtu pak jave me pare ne rrugen Ali Demi policia gjeti nje bombe te telekomanduar me celulare ne mjetin e avokatit te njohur Genc Gjokutaj e cila ishte e gatshme per tu shperthyer. Nje nga dy te arrestuarit sipas burimeve te policise rezident ne SHBA ndersa prinderit e tij jetojne atje. Ne te kundert ai udheton vazhdimisht drejt SHBA-se dhe anasjelltas. Policia nuk beri te ditur se cili nga dy personat eshte rezident ne Amerike per arsye hetimi.
Operacioni
Operacioni nisi dje ne mengjes rreth ores 0630 kur efektive te komisariatit nr.1 Njesia e Operacioneve Speciale specialiste te Antiterrorit dhe te Hetimit te Vrasjeve mberriten ne apartamentin qe ndodhet ne rrugen Budi pas Ambasades Amerikane ne kryeqytet. Ne qetesi te plote blute mberriten ne katin e peste te pallatit dhe pasi lokalizuan banesen nisen veprimet e tyre. Kur u vu re se dera nuk hapej pasi ishte e blinduar u kerkua ndihma e forcave te RENEA-s por edhe per mbeshtetje per shkak te natyres delikate qe kishte nderhyrja. Ne pak minuta efektive te RENEA-s hapen deren nepermjet pajisjeve hidraulike te posacme per hapjen e dyerve.
Kjo iu mundesoi pjeses tjeter te grupit te hynte ne banese bashke me specialistet e njesise operacionale dhe oficeret e krimeve te hynin ne banese e te neutralizonin personat qe ndodheshin ne shtepi. Pas ketij veprimi policia nisi veprimet e saj duke kryer kontrollin e baneses. Nderhyrja e kryer nga policia me ndihmen e RENEA-s i gjeti teresisht te papergatitur personat te cilet nuk mund te benin gje tjeter pervecse te shihnin me syte e tyre veprimet e punonjesve te policise qe bllokonin pajisjet e tyre.
Ne nje nga dhomat e apartamentit policia gjeti 3 kuti me detonatore lende eksplozive tritol te mjaftueshem per prodhimin dhe montimin e se paku 20 bombave. Po keshtu u gjeten nje sasi e konsiderueshme telefonash celulare qe ishin te gatshem per tu montuar ne kallepet e tritoli nepermjet disa fijeve qe shkonin tek detonatori dhe kapsolli i detonatorit. Nderkaq dy pistoleta amerikane prodhim i viteve te fundit nje maske si dhe objekte te tjera u bllokuan nga policia ne cilesine e proves materiale. Po keshtu policia tha se ka bllokuar karta te ndryshme te telefonise se levizshme qe mendohet se mund te perdoreshin per te kryer thirrjen ne kohen qe do te realizohej atentati.
Te arrestuar
Endri Ahmetaj 35 vjec
Anton Hasani 32 vjec
Sekuestruar
12 cope kapsolla
12 cope detonatore
Pajisje per prodhimin e 20 minave
Lende plasese per prodhimin e 20 minave
2 pistoleta kalibri 9 mm prodhim amerikan
1 maske
Dyshimi i policise
Po punonin me porosi dyshohen per atentatin ndaj menaxherit te kompanise celularee
Policia dyshon se personat e arrestuar dje prej saj te kapur me materiale per pergatitjen e bombave me celulare punonin kundrejt nje pagese te majme per cdo porosi te marre prej tyre. Burimet nuk thane se sa mund te shkonte shifra per te cilen paguheshin personat por sipas tyre pergatitja e materialeve dhe e bombave me celulare dhe e materialeve te tilla klasifikohet ne krimet e sofistikuara.
Nderkaq atentatet e kesaj natyre ne vend nuk kane qene te pakta po te llogarisesh qe se paku ne dy vitet e fundit ka pasur disa atentate me mina me celulare. Ne kete menyre policia duket se ka perjashtuar mundesine qe personat te ishin duke pergatitur me minat ndonje atentat vete. Gjithsesi fakti se sipas policise ata kishin objekte te tilla ne duar mendohet se mund te kene pasur porosi konkrete nga ndonje person qe ka pasur qellim realizimin e ndonje atentati te kesaj ne kete forme.
Precedentet mina me celulare ne nje vit
Avokati Gjokutaj zbuloi bomben ne servis
Rasti me i fresket i nje atentati te organizuar me mina me celulare i perket 10 shkurtit te ketij viti kur avokati i njohur Genc Gjokutaj zbuloi ne nje servil se poshte makines se tij i kishin vendosur nje bombe me celulare. Avokati shkoi ne nje pike te riparimit te automjeteve pasi kishte kuptuar qe ne pjesen e perparme te automjetit kishte nje objekt qe levizte. Kur ai dergoi mjetin per te pare defektin e mundshem zbuloi se ne pjesen e brendshme te parafangos se automjetit siper gomes ishte vendosur nje objekt i huaj. Sapo kuptoi se behej fjale per nje objekt te rrezikshem Gjokutaj njoftoi policine. Efektivet e Policise se Tiranes dhe te RENEA-s kryen neutralizimin e objektit duke provokuar nje shperthim ne te. Pavaresisht provokimit te shperthimit lenda plasese nuk shpertheu. Policia nisi hetimet per ngjarjen duke ngritur disa versione te mundshme. Versionet e policise per ngjarjen kishin te benin me nje piste qe lidhej me detyren e Gjokutajt si avokat mjaft i njohur ne Tirane. Nderkaq hetuesit nuk perjashtuan mundesine qe atentati te kishte lidhje me nje piste dhe probleme personale te tij. Pas ngjarjes policia shoqeroi disa te dyshuar te cilet me pas u lane te lire. Gati nje muaj pas ngjarjes policia ende po heton ne lidhje me incidentin me qellim identifikimin dhe arrestimin e autoreve.
Menaxheri i kompanise celulare u plagos ne shperthim
Me 24 nentor te vitit te kaluar ne mengjes ne rrugen e Elbasanit prane fakultetit Ekonomik ndodhi shperthimi i nje automjeti qe ishte ne levizje. Nga Shperthimi mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit Admirim Sulaj 37 vjec menaxher i mirembajtjes i nje prej kompanive te telefonise se levizshme ne vend. Sulaj banonte ne bllokun e vilave ne rrugen Tre Vellezerit Kondi ne kryeqytet ishte duke shkuar ne pune me mjetin e tij te markes Mitsubishi me targa TR 2029 T ne kohen kur ndodhi shperthimi. Mjeti ndodhej ne levizje kur rreth ores 0840 minuta ai shpertheu perballe fakultetit Ekonomik. Nga atentati Sulaj mori plage te renda dhe nje demtim serioz ne nje prej kembeve te tij. Menjehere ai u dergua ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet ku edhe iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale. Nga hetimi i kryer dhe keqyrja e automjetit ekspertet ashtu si ne rastin e Gjokutajt konstatuan se bomba ishte vendosur ne pjesen e perparme te automjetit poshte parafangos qe ndodhet ne krahun e shoferit. Edhe per kete rast policia vijon hetimet per gjetjen e autoreve te mundshem.
Hakmarrja me minen me celulare ne televizor
Atentati i dates 13 qershor te vitit te kaluar ne Sauk eshte nje tjeter ngjarje e realizuar nepermjet mekanizmit te bombes me celulare. Ne kete ngjarje me 13 qershor te vitit te kaluar mbeti te vdekur tre persona dhe u plagosen rende bashkeshortja djali dhe vajza. Policia pas hetimit te ngjarjes zbuloi se atentatori ishte Luan Dervishi me banim ne Tirane. Pak dite pas ngjarjes blute e drejtorise se Policise se Tiranes zbuluan autorin e dyshuar te krimit i cili u arrestua me akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese nepermjet shperthimit. Motivi i ngjarjes sipas hetuesve ishte vrasja e te zotit te shtepise per qellime hakmarrjeje. Sipas policise ne vitin 1997 pronari i shtepise ku ndodhi shperthimi vrau xhaxhain e autorit Luan Dervishit ndersa ai dyshohej se kishte shkuar per te grabitur ne kete banese. Ne lidhje me kete ngjarje prokuroria ka kryer hetimin e saj dhe pritet qe Dervishi te gjykohet ne Gjykaten e Tiranes.