E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet punishtja e falsifikimit te detergjenteve 4 ne pranga

Policia e Tiranës ka zbuluar një punishte ku falsifikoheshin detergjentët larës dhe ka arrestuar në flagrancë 4 persona. Strukturat Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Kryeqytetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Tatimore Tiranë, kanë sekuestruar afro 10 - ton dertegjentësh larës, të falsifikuara si dhe është bërë sekuestrimi i një magazinë - banese që shërbente për prodhimin e detergjentëve.

Të arrestuarit janë:
Sotir Xheladin Spiro, 49 vjec, banues në Tiranë,
Besnik Pashk Ndoi, 26 vjec, banues në Tiranë,
Gersijan Gazmend Shehi, 22 vjec, banues në Tiranë,
Vangjel Xheladin Spiro, 53 vjec, banues në Tiranë,

Sipas informacioneve policore rezulton se 4 të arrestuarit, kanë arritur të kondrabandojë në Shqipëri nga pikat e kalimit kufitar, detergjente larës, pa asnjë dokumentacion përkatës, pullë fiskale etj, me synim prodhimin në ambjentet e një banese e ndodhur në afërsi të Burgut 313 në Tiranë.

Pas një hetimi disa mujor i realizuar në ngarkim të tyre, ka rezultuar se këto shtetas, kanë prodhuar pa të drejtën e patentës, detergjente larës të firmave të ndryshme përmes pajisjeve, aparaturave ngjitëse tashmë të sekuestruara, pasi kryenin përzierjen e dertergjentësve të firmave Lanza, Bido, acid, duke i fallsifikuar i shisnin në treg në emër të firmave Ariel, Lenor e të tjera dertegjentë. Të 4 – shtetasit e sipërcituar, u kapën në flagrancë përgjatë momenteve të transportimit të mallrave detergjentë në pika të ndryshme shumice e pakice në Tiranë, në automjetin tip furgon volsvagen me targa Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›