E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolic dhe Putin takohen ne shtator

Sipas mediave të shkruara në Serbi në shtator presidenti i vendit Tomislav Nikolic do të udhëtojë drejt Rusisë, ku do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin. Gjatë takimit do të diskutohet për një bashkëpunim dhe partneritet strategjik që është përgatitur më parë. Putin do e presë Nikoliç në rezidencën e tij verore. Takimi është caktuar gjatë pjesëmarrjes së presidentit serb në kongresin e Rusisë së Bashkuar. Edhe data e takimit është vendosur në atë kohe. Sipas të dhënave që vijnë nga burime të presidencës serbe, Nikoliç dhe Putin do të diskutojnë përvec se marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve edhe për partneritetin strategjik ndërmjet tyre. Kjo do të jetë vizita e dytë e Nikoliç në Rusi brenda pak muajsh. Ai vizitoi Moskën vetëm pak ditë para se të fitonte zgjedhjet presidenciale të majit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›