Poni: Tirana të çlirohet nga klika uzrupuese e Ramës
"Ligji dhe institucionet e tij duhet të zbatohen në mënyrë korrekte dhe Tirana duhet të çlirohet nga klika uzrupuese e Edi Ramës, e cila turpësisht vihet 24 orë në 24 në shërbim të klaneve të ndërtimit", u shpreh Poni për mediat.
Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Këshilltarëve Demokratë në Bashkisë e Tiranës, Poni hodhi poshtë pretendimet e Bashkisë së kryeqytetit se ka leje ndërtimi për një objekt në kryqëzimin midis Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit.
"Bashkia e Tiranës nuk ndalet para asgjëje, as nga fakti që nuk ka pronësi mbi tokën, pasi ajo është shtetërore dhe as nga fakti që në mënyrë të paturpshme thuhet se ka leje ndërtimi, kur nuk ka. Historia me lejet e dhëna nga përfaqësuesit e PS dhe PD është vetëm për shesh ndërtimi", bëri të ditur zëvndësministri i Brendshëm.
Poni reagoi ndaj deklaratave të deputetit socialist, Shalsi i cili pretendoi se "për ndërtimin në sheshin ndërmjet rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit është organizuar një Konkurs Ndërkombëtar dhe është dhënë leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës". Sipas Ponit "mbi gjithçka, Shalsi ka vënë interesat abuzive të grupit të personave që qendrojnë mbi ligjin".