S’do të jetë ‘sexy’

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 15:37
Kelly Rowland, ish-këngëtare e grupit të njohur “Destiny’s Child”, sapo ka lançuar albumin e saj të tretë solo “Here I am” dhe ka thënë se nuk do të lejojë askënd që t’i tregojë asaj se si ta prezantojë veten në muzikë.
Këngëtarja e talentuar, e cila ruan marrëdhëniet me ish-anëtaren e grupit, Beyonce, theksoi për gazetën “New York Daily News” që nuk përpiqet të duket ‘sexy’ vetëm për hir të famës.
“Jam komplet vetvetja. E kam bërë këtë për një kohë të gjatë dhe me të vërtetë nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit”, ka thënë Rowland, e cila është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor.