Eva hyn në kinematografi

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 17:30
Ajo sapo ka realizuar filmin me metrazh të shkurtër “The hand off”, në të cilin shfaqet duke interpretuar përkrah bashkëshortit të saj Val Lauren.
Nga kritika ka marrë vlerësimet më të mira, ndërsa nga kasti i realizimit të filmit ka marrë notë maksimale.
Eva Pepaj në fakt është me origjinë nga Shkodra.
Sipas saj, një favor ka qenë edhe më i madh në këtë film, pasi për partner ka pikërisht të shoqin dhe kjo e ka bërë të ndihet më rehat.