Sokol Balla - Unë gazetar i hidhët? Eshtë maksimumi i komplimentit
klotilda harka
Sokol Balla, drejtuesi i emisionit kryesor politik “Top Story”, dhe Drejtori i Lajmeve në “Top Channel”, rrëfen për herë të parë emocionet e punës pa limit në televizion, risitë e sezonit të ri, dhe pasione të tjera të jetës së tij:
“Top Story”, një studio ku trajtohet ngjarja kryesore e javës dhe protagonistët kryesorë të saj. Kjo besoj nuk u lejon shumë të mendoni që tani, për debatin e parë të sezonit të ri?
Në fakt është e kundërta. Po mendoj disa risi ne formatin e emisionit dhe padyshim edhe një përputhje sado të vogël kalendarike me zhvillimet e pritshme politike të muajve shtator–tetor. Por pa dyshim disa prej të ftuarve, që tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, nuk do të vijnë aty për të dhënë spektakël, por për të bërë deklarata të forta, si protagonistë kryesorë të skenës politike.
Sipas jush audienca e “Top Story”-it është cilësore apo sasiore?
Të dyja, dhe jam shumë i lumtur profesionalisht që kam gjetur këtu formulën magjike të suksesit televiziv dhe opinionbërës. “TOP STORY” megjithë sofistikimin profesional dhe mediatik, mbetet një mejdan ku populli mblidhet të dëgjojë të parët e fshatit si merren me punët e tyre.
Protagonistët e këtij debati politik dihet kanë qenë të shumtë. Cili ka qenë i ftuari, që ka arritur t’ju mbajë pezull gjatë gjithë intervistës?
Shikoni, në panelin e “TOP STORY” kanë parakaluar 99.99 e personazheve të jetës publike, nga më të thjeshtët e deri tek më kompleksët.
Argumenti politik, që mund t’i riktheheshit sërish në debatet e të enjteve mbrëma?
Padyshim zgjedhjeve. Si shqiptar, si opinionbërës dhe si kritik i vazhdueshëm i së vjetrës, më intereson të kalojmë edhe këtë provë të fundit, para se të na pranojnë në gjirin e vendeve normale.
Ju vetë jeni për debatin konstruktiv, apo për atë spektakolar?
Nëse me spektakolar, nënkuptoni sherret dhe sharjet, besoj se ka një dallim mes debatit të ashpër dhe ofendimeve. Unë “lejoj” grindjet, për aq sa i shërbejnë spektaklit, por më shumë nxjerrjes së të vërtetës. Kush ka vazhduar ofendimet, është detyruar t’i ndërpresë ato, pasi është përballur me rrezikun e daljes jashtë nga studio. I zoti i shtëpisë jam unë. Të ftuarit janë në “besën” time. Kush e shkel…
Ndërkohë cikli i dokumentarëve “Exclusive” është një tjetër meritë juaja, për zbulimin e shumë mistereve në histori. Si do të mund ta përkufizonit historinë e këtij vendi?
Si ai bunkeri i zbuluar pak ditë më parë në Berlin, ku do të strehohej byroja politike e Gjermanisë Lindore, në rast sulmi bërthamor: të gjithë e përflisnin, askush nuk e dinte ku ishte. Në fund, legjenda, rezultoi e vërtetë. Edhe në “EXCLUSIVE”, bëjmë të njëjtën gjë. Gërmojmë për të vërtetat e fshehura, por gërmojmë në drejtimin e duhur…
Jeni paralelisht drejtor i Lajmeve në “Top Channel”, drejtor I “Exclusive” dhe moderator i “TOP STORY”. Nëse do të duhet të braktisje një nga detyrat, kë do braktisje?
Asnjërën.
Misioni i gazetarëve me integritet është kërkimi dhe thënia e së vërtetës. Cila mund të ishte një e vërtetë që nuk duhet thënë kurrë në gazetari?
Nuk besoj se ka një të vërtetë që nuk duhet ta themi. Por si drejtor i lajmeve më me influencë në vend, jam bindur se ka disa mënyra për ta thënë të vertetën. E rëndësishme është të mos preket thelbi i saj. Si gazetar dhe drejtues i “TOP STORY”, nuk kam ngurruar asnjëherë të them dhe të zbuloj të vërteta, sado të dhimbshme të kenë qenë, apo sado të larta të kenë qenë “mitet”, që janë rrënuar. E vërteta dhemb, thotë një fjalë, por duhet thënë.
Ju vetë në rolin e të intervistuarit, përpiqeni të thoni sa më shumë të vërteta, apo t’i fshehni sa më mirë ato?
Nuk jam një gënjeshtar i mirë. Gjithsesi për shkak të profesionit dhe përvojës kam zbuluar rrugën e tretë. Mund të mos thuash të vërtetën edhe pa t’u dashur të gënjesh. Sigurisht që mendoj se jam një i intervistuar i vështirë, pasi nuk besoj që ai/ajo që më interviston, mund të përdorë ndonjë teknike – cilado qoftë ajo – që unë nuk e njoh më parë…
Jam kurioze të di disa detaje rreth përgatitjes suaj para emisionit. Më përshkruani pak Sokolin vetëm disa minuta para hyrjes në studio?
Zakonisht hyj pak minuta para, pasi sigurohem që gjithcka që kam në skaletë është në rregull. Më mundon shumë fakti që të futem në emision, i përgatitur jo aq sa do të doja unë, për temën që trajtoj. Një vështrim i fundit veshjes dhe pastaj ON AIR.
Nga kostumi i moderatorit, ju shohim me veshje tërësisht sportive në punë dhe jetën e përditshme. Me cilat veshje ndiheni vetvetja?
Shikoni, kostumet, kollarot, veshjet, janë pjesë e etikës profesionale dhe e respektit për shikuesin, sesa e estetikës personale. Natyrisht që më pëlqen të vishem bukur, por preferoj të ndaj imazhin televiziv, nga ai personal, si një mjet i fundit “dëshpërues” për të ruajtur privacinë personale nga invazioni i kuriozitetit të publikut. Por në përgjithësi, ndihem më komod, i veshur “casual”. Por mos harrojmë, që sipas vendit, bëhet edhe kuvendi…
Kthehemi sërish tek televizioni. Në ngjarje të rëndësishme politike, ju keni thyer rekord në transmetimin për orë të tëra të tyre në “Top Channel”. Kaq i dedikuar jeni ndaj të gjitha pasioneve që keni?
Nuk do të doja të zbuloja kritikat e shpeshta, që më bëhen nga të dashurit e mi, për fokusimin dhe shqetësimin e tepërt dhe maksimal ndaj punës, por padyshim që puna është pasion kyç, që mbërthen jetën time nga të gjitha anët. Kur jam në ekran, unë jetoj për punën time, jetoj për televizionin. Është një raport i vështirë ai me ekranin, por nëse ka një “feeling” të natyrshëm, atëherë kthehet në një raport afatgjatë, pasionant dhe shumë të frytshëm. Por kjo në përgjithësi aplikohet për të gjitha pasionet e mia. Jam shumë xheloz për gjërat dhe njerëzit, që dua dhe nuk kam aspak frikë ta pranoj këtë.
Ndërsa në ciklin e shkrimeve “Antishqiptari”, ajo që vihej re është stili dhe “loja” me detajet. Jeni tipi që u jepni rëndësi detajeve gjithmonë?
Kapja e detajeve është pjesë shumë e rëndësishme e punës sonë. Shpesh nga detajet, të cilat janë pjesa e dukshme e thelbit, jane zbuluar të vërteta të mëdha. Nga pikëpamja psikosociale, po, i jam rëndësi detajit, aq sa dikush mund të më quante edhe pak perfeksionist.
Shumë mendojnë se ju jeni ai gazetari i hidhët, duke patur parasysh mënyrën e të intervistuarit. Mund të më jepni një koment për këtë?
Qëllimi im është të zbuloj të vërtetën. Nëse dikujt kjo i duket e hidhur, besoj se në profesionin tonë, ky është maksimumi i komplimentit.
Tani kam një pyetje për djalin tuaj 3 vjeçar, Colin Orlando. Çfarë tipi fëmije është, dhe si mendoni a ka ardhur në jetë në një moment të mirë?
Ai është fëmija perfekt i lindur në një vit perfekt të jetës sonë.
Deri tani folëm për Sokol Ballën si gazetar, moderator, drejtor. Si është Sokol Balla si bashkëshort?
Mendoj që për shkak të detyrës, unë jam deficitar – sipas parametrave të mi – në familje. Them deficitar, pasi e vetmja gjë që nuk i ofroj me bujari Belindës dhe Colin është koha, gjithsesi nuk mendoj se sado kohë ti dedikosh njerëzve të tu më të dashur, është ndonjëherë mjaft.
Bashkëshortja Belinda Balluku çfarë ndikimi ka në karrierrën tuaj televizive?
Karriera televizive është vetëm një pjesë e jetës sime. Belinda ka ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time. Dhe e them pa frikë dhe kompleks, pasi unë shquhem për karakter të fortë dhe krenar. Pikërisht për këto arsye, nuk kam frikë të pranoj të vërtetat. Aq më shumë që në këtë rast, bëhet fjalë për një të vërtetë të bukur. Partneri është një element i rëndësishëm i suksesit në jetë dhe profesion. Unë kam qënë me shumë fat në këtë drejtim…
Keni menduar për sjelljen në jetë të një tjetër fëmije në familjen tuaj?
Natyrisht, por do të ishte e padrejtë të bënim plane dhe aq më tepër t’i ndanim ato me publikun.
Tani të tre si jeni, gati të niseni drejt Pekinit, për të ndjekur nga afër Lojërat Olimpike. Cili është sporti juaj i preferuar?
Janë shumë, por të them që më intereson shumë prania në këtë eveniment të jashtëzakonshëm, që lindi si nderim ndaj perëndive në Greqinë e Lashtë. Lojërat shkojnë për herë të parë në Kinë, në një tjetër qytetërim të lashtë, që gjithmonë më ka mahnitur. Dhe duke futur edhe pak politikën në mes… më duket tani sikur nuk do shkoj atje për pushime…