Irsa Demiri - Oni Pustina dhe Olti Xhezo, siç unë i kam njohur
Nuk është në kërkim, sepse aq e bukur sa është mund të ketë gjithçka. 19 vjeç i mbush më 19 Janarin e vitit tjetër. Por sa ka përfunduar shkollën e mesme “Sami Frashëri” me mesatare 9.4, dhe është gati të nisë studimet për “Financë –Bankë” në Universitetin Europian të Tiranës. Është Irsa Demneri. Mund t’ju duket një zgjedhje e çuditshme për një miss. Por aspak jo, kur mendon se dhuntia e saj është matematika. Është vajza e brishtë e pasarelave, por e mprehtë dhe e zgjuar për të qenë një ekonomiste. E si kukull e nxjerrë nga kutia, kur vjen puna për reklamimin e imazhit. Ka vendosur të bëhet ekonomiste, profesioni i saj i parë, e është duke menduar rrugën e duhur për të mos humbur, e për të qëndruar në botën e spektaklit. Dhe sa ka filluar të bëjë ca llogari të mençura për jetën e saj.
Imazh për nuset
Edhe pse princi i kaltër s’ka mbërritur ende, ajo pranoi të ishte imazhi i revistës më të re në treg “Di Spossi”. Një nuse para kohe, e pafajshme, me lëkurë të bardhë akull, dhe me sytë si qelq. Tashmë janë hequr posterat nëpër Tiranë, ku Irsa reklamonte vellon më në modë dhe daljen në treg të kësaj reviste. “E kam shumë për zemër fustanin e nusërisë, dhe kjo nuk ishte hera e parë. Kisha provuar në disa sfilata, dhe tashmë jam mësuar, e ndihem mirë poshtë vellos”.
Aktore për Xhuvanin
Ajo pret të shohë veten në tetor, në ekranin e madh të kinemasë, kur do të shfaqet premiera e filmit të Gjergj Xhuvanit “Lindje, perëndim, lindje”. Ishte pamja e saj si ëngjëll, që i dha shancin të luantenë këtë film në rolin e liceistes, ndërsa flirton me, djalin që interpretohet nga Oni Pustina. Ajo e brishtë, e bukur dhe me shikim të thellë, ndërsa ai një çiklist me detajet mashkullore të rrudhave të dukshme poshtë syve, me trup të tonifikuar, dhe një gjuetar i vërtetë vajzash të bukura.
Jeta me kurorën e më të bukurës
E si mund të jetë një vit me kurorë? Si mund të kalojnë 365 ditët e një viti të tillë. Irsa tregon se e ka kaluar këndshëm duke qenë dhe kopertina e kalendarit të përvitshëm. Ka pasur ftesa për emisione të ndryshme në; Vizion Plus, TVA, TV Klan, dhe nuk kamunguar në kopertinat e revistave. Por të gjitha e kërkonin Irsën, sa shkeli në Tiranë pas konkursit të bukurisë “Miss Globe International”, prej nga u kthye me tri çmime, e më i rëndësishmi ishte ai i shoqërueses së parë të “Miss Glob”. E shija e fundit, mbetet e fundit, aq më tepër kur e kapërceu faktin e të qënit thjesht një miss. Regjisori Petri Bozo, e veçoi nga të tjerat, pasi i besoi prezantuesen e spektaklit “Netët e Klipit Shqiptar” përkrah Olti Xhezos.
“Jeta ime është llogari”
Irsa ju e njohët Olti Xhezon më nga afërgjatë punës për “Netët e Klipit”. Ç’përshtypje të la?
Mendoj se është natyrë e qetë, optimiste, dhe një djalë më shumë i zgjuar sesa i bukur.
Po me Petri Bozon, ç’marrëdhënie keni?
Kemi marrëdhënie shumë të mira pune. Ndonjëherë kemi drekuar bashkë. I vlerësoj dhe i falënderoj Petrin dhe Aldën, për atë çfarë kanë bërë për mua.
Ende nuk e ke parë veten në rolin e piktores liceiste, që ndërsa pikturon një peisazh buzë liqenit, i kalon pranë një çiklist me të cilin flirton?
Po mezi pres ta shoh në Tetor, edhe pse unë kam një rol shumë episodik.
Sa ditë të janë dashur për xhirimet e atij filmi?
Vetëm dy ditë.
Çiklisti me të cilin ti dashurohesh në film është modeli Oni Pustina. Si mendon është Oni, modeli i mashkullit ideal?
Nga fiziku besoj se po. Por e njoh shumë pak. Dhe mund të them tërheqës nga pamja, shikim goditës, njeri i thjeshtë dhe pa komplekse.
Sa keni mbaruar shkollën e mesme, për çfarë do vazhdoni studimet?
Do vazhdoj degën “Financë-Bankë”, pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Pse pikërisht këtë degë?
Sepse prirja ime është matematika, dhe nuk do t’i ndahem llogarisë.
Domethënë ju në të ardhmen do të jeni një ekonomiste?
Po. Profesionin e ekonomistes e shoh si profesion të parë dhe stabël.
Po televizioni?
Patjetër dua që në kohen e lirë të merrem me televizionin, dua të mos harrohem. Jam dukemenduar mënyrat.
Si po e kalon verën, je e angazhuar në ndonjë projekt?
Po jam angazhur tek një emision veror “Colorbar”, që organizohet tek “Vizion Plus”
Mund t’ju pyesim, jeni e dashuruar?
Jo, nuk kam të dashur.
Si ka mundësi, një vajzë kaq e bukur të qëndrojë e vetmuar?
Po, sepse prioritetet e mia janë të mbaroj shkollën me sukses, dhe të bëj atë që më do zemra pa më ndaluar askush.
Pse mendon se një lidhje të pengon?
Po të kem një lidhje do më kufizojë të bëj gjërat që dua.
E ç’do të thotë kjo Irsa?
Kjo do të thotë që s’ia kam nevojën dikujt, s’ia ndiej mungesën askujt.
Beson te ekzistenca e mashkullit ideal?
Mendoj se mashkulli ideal nuk ekziston. Por e dua me gjithë të mirat e mundshme.
Ke filluar pushimet?
Jo ende. Jam duke u qetësuar.
Përmasat tuaja vazhdojnë të jenë ato kur u shpallët Miss?
Po, 86-61-90cm. Jam 170 m e gjatë dhe peshoj 52 kg.
Punoj shumë për të pasur linja perfekte, dhe së shpejti patjetër që duhet të filloj palestrën.
Si vajzë e ëmbël që je, preferon ushqimet e ëmbla, apo të kripura.
Jo për të thënë të vërtetën, pëlqej shumë ushqimet e kripura. Të ëmblat pothuaj nuk i konsumoj fare.