E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuela ndërpret marrëdhëniet me Kolumbinë

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka ndërprerë marrëdhëniet me Kolumbinë fqinje, pasi që Bogota ka nxjerrë fakte, sipas të cilave rreth 1500 guerilë majtistë të Kolumbisë fshihen në territorin e Venezuelës.

Akuzat e Kolumbisë, Hugo Chavez i ka cilësuar “agresion” të nxitur nga SHBA-ja dhe ka kërkuar “gatishmërinë më të lartë” përgjatë kufirit me Kolumbinë.

Ndërprerja e marrëdhënieve pasoi bërjen publike të fotove dhe hartave, në të cilat shihet se kryengritësit e Kolumbisë fshihen në shumë kampe te Venezuelës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka kërkuar prej Venezuelës dhe Kolumbisë, që të tregojnë maturi në përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.

Të dy palët duhet të angazhohen që konfliktet mes tyre t'i zgjidhin me mjete paqësore, thuhet në një kumtesë të Banit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›